Adem Smajlaj: Ushtarakët heronj që mbrojtën kufijtë e Shqipërisë

1276
Sigal

25 Prilli, 74-vjetori i krijimit të Forcave të Kufirit të Shqipërisë

Ushtarakët heronj që mbrojtën kufijtë e Shqipërisë

Unë që po e shkruaj këtë artikull jam një veteran i forcave të kufirit që nga viti 1961. Jam krenar që kam shërbyer në këtë sektor, prej 30 e më shumë vitesh. Me respektin më të madh, që jetoi dhe kujtoi, me dashuri, ato vite të pa harruara Andon Zako Çajupi, poeti i madh i Rilindjes ka shkruar:

“Luftën që prish njerëzinë,

s’do ta doja kurrë,

por në më shkelshin kufinë,

do të luftonja si burrë”.

Sot ne kujtojmë edhe të gjithë ata që dhanë jetën gjatë përmbushjes së detyrës, atyre që kryen detyra me devotshmëri. Por unë do i përmbahem vetëm periudhës për ruajtjen e kufijve. Forcat e kufirit u krijuan mbas çlirimit të vendit nga okupatori siç ishin: Gjermania, Italia në bashkëpunim me tradhëtarët e vendit, të shitur te të huajtë për pesë aspra, të cilët u vërtetuan gjatë Luftës dhe më vonë, me organizimin e dërgimin e tyre nga jashtë për të përmbysur pushtetin tonë Popullor që e kishim fituar me gjak. Forcat e kufirit u krijuan nga forcat partizane që bënë luftën dhe çliruan vendin. Fillimisht, ato nuk patën ndonjë eksperiencë prandaj me vullnetin, dhe vendosmërinë e tyre e përmbushën detyrën për të çuar deri në fund, amanetin e atyre që dhanë jetën për çlirim dhe demokraci të vërtetë. deri në krijimin e forcave të kufirit të rregullt, që i drejtonin, oficerët e luftës. Në vitin 1945 u krijuan forcat e rregullta për ruajtjen dhe mbrojtjen e kufirit, nga Divizjoni i mbrojtjes së Popullit dhe që nga kjo kohë u quajtën Forcat e kufirit. Që nga ajo kohë dhe deri në ndryshimet e vitit 90, Forcat e kufirit kanë një rrugë të lavdishme dhe heroike të cilat e kanë përmbushur detyrën me heroizma, trimëri, e guxim të rrallë ,deri edhe në vetë mohimin dhe flijimin e jetës së tyre Tani filloj, nga heroizmat e kufitarëve heronj, e dëshmorë të rënë në krye të detyrës. Si: Ram Sadi Metali, Ram Sadria, Nik Pjetër Ndrekën nga Vermoshi, të cilin e masakruan, në moshën më të njomë të jetës së tij. Një shembull i rrallë, i patriotit Hamdi Bogdani, që i vuri zjarrin shtëpisë tij për të djegur brenda tre banditë të UDB-së Jugosllave. Te paharruar mbeten dhe dëshmoreët si: Ramazan Isaku, Llesh Pal Cupi, në përpjekje me bandat e Kosta Filit në Jugun e vendit, Myzafer Lipellari u vra në, Shkodër nga agjeturat e Jugosllavisë dhe bandat e Markagjonëve, Hysen e Niman Kadria,Tahir Hoxha e të tjerë. Në zonën e verilindjes, vepronin, Zenel Shehu e Hamit Matjani, në zonën e lindjes vepronin, Irfan Kosova, me bandat e tij, ku kanë asgjësuar, me dhjetra kufitarë, por të gjithë kanë përfunduar, në duart e forcave tona e kanë marrë dënimin e merituar. Forcat e Kufirit, në bashkëpunim me forcat e ndjekjes, kanë asgjësuar dhe kapur të gjallë shumeë kreminelë. Shembulli i rrallë i Hajdar Tafës nga Berati, që për të asgjësuar bandën, hodhi granatën e tij në mesin e bandës dhe asgjësoi ata së bashku me veten e tij ose shembulli heroik i rrallë i Gani Shabanit nga Tropoja që me guxim e trimëri të rrallë asgjësoi bandën e Irfan Koskovës. Një veçanti për kufitarët ka qenë edhe mbrojtja e kufirit, të cilën e kanë justifikuar plotësisht, këtë e tregon, epopeja e 36-ve në postën e Vidohovës.

Provokacionet e Gushtit 1949

Veprimtaria armiqësore, përveç futjes së bandave dhe diversioneve në gushtin e vitit 1949 në kufirin e jugut dhe jug lindjes armiqtë e betuar, dhe pretenduesit, e Vorio Epirit monarko fashistër grek%, ndërmorën një agresion ndaj vendit tonë. Por ata s’ia arritën qëllimit të tyre, sepse hasën në një rrezistencë të paparë, ku forcat e kufirit, me trimëri e guxim, jo vetëm që i thyen, por iu shkaktuan humbje, të kosiderueshme në njerëz e armatime. Një rol të rëndësishëm luajtën, dhe e shkruan me lavdi Epopenë e tridhjetë e gjashtë kufitarëve që luftuan heroikisht dhe dolën fitimtarë mbi armikun. Të gjitha këto, luftime, përplasje, vrasje provokacione kanë ardhur si rezultat, jo vetëm nga jugosllavët, grekët, italianët, por më shumë nga shiptarë të arratisur, jashtë vendit, nën drejtimin drejtëpërdrejtë, të tradhtarit e hajdutit të Shqipërisë Ahmet Zogu. Që me thesarin e vjedhur, investoi, tradhtarët e i suli ndaj vendit tij. Por asnjë herë s’ia arriti qëllimit të tij. Sepse populli ynë dhe forcat kufirit vigjilente rrinin natë e ditë në mbrojte të Republikës sonë.Ka pasur kuadro të devotshëm si, Nreko Rino, Zija Kambo, Avni Buxheli. Enver Pata. Meto Kondi, Zini Veshi, Hajredin Tahiraj. Sali Qorraj, Njazi Sina. Llambi Premte, Loni Kondakçiu, Eqerem Veizaj, Ali Hamzaj, Hekuran Pashaj, Hekuran Latifi, Axhem Xhafa, Ramadan Adullehi, Mëhill Llesi i cili, është plagosur. Isuf Isufi, Shemo Haluli, Bashkim Balla, Nesim Xekollari, Jani Londo. Adem Lata, Ferit Zeneli, Skënder Alikaj, Ismail Skeja, Trifon Carka, Vasfi Isufllari, Serjan Cacaj, Zabit Lamaj, Qamil Bala, Kapllan Vani, Sali xhajku, Sefer Pasha, Ahmet Sala, Neil Ruçi, Mehmet Cani, Gani Shabani, Hasan Ramizi, Llambi Trushi, Refat Muka ,Ylli Kreci, Xhafer Meta, Memush Loloçi, Mane Manaj, Azem Kuliçi, Çesk Marku, Besim Musaj, Vladimir Çibuku, Sherif Musabelliu, Aleksandër Kola, Ragip Hasa, Shaban Sokoli,Avdyl Mersini e shumë të tjerë.

Adem Ismalaj, Ish-oficer kufiri