Zyrtarisht vjeshtë/ Si do jetë moti në shtator, ja ç’ndodh me temperaturat

1090
Sigal

Shtatori nisi me reshje dhe duket se ashtu do te vijoje, se paku edhe gjate 10 diteshit te dyte. Meteoalb parashikon se edhe gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit, shirat të jenë prezente në territor.

Parashkimi sipas Meteoalb 

Moti ne vijim paraqitet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të shtatorit duke sjellë edhe shira të përkohshëm, kryesisht në ekstremin Verior dhe zonat Lindore ndërsa shira të izoluar në Qendër dhe Juglindje. Pritet që gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit, shirat të jenë prezente në territor.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme pas fundjavës; mbeten thuajse konstante deri të premten kur sërisht do të ketë rritje të lehtë e graduale të vlerave termike në territor, më e ndjeshme gjatë mesditës. Pritet që gjatë 10-ditëshit të parë të shtatorit maksimumet të shënojnë 3 – 4°C mbi vlerat tipike të fillim-vjeshtës ndërsa 10-ditëshi i dytë, vlera ekstremale tipike të stinës.