Zbardhet lista me barnat që do rimbursohen nga Fondi i Sigurimit

696
Sigal

Qeveria vendosi disa kohë më parë përcaktimin e barnave që do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky vendim “Për miratimin e listës së barnave, që rimbursohen nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe masës së mbulimit të çmimit të tyre”, i miratuar nga Këshilli i Ministrave hyri në fuqi që prej datës 1 mars, ku sipas tij efektet financiare për zbatimin e tij do të përballohen nga buxheti i FSDKSH-së. Ndërsa tashmë është bërë publike dhe lista e plotë e barnave të cilat do të rimbursohen dhe çmimi i rimbursimit. Lista përmban një sasi të madhe barnash, ndërkohë që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi disa ditë më parë se janë njoftuar të gjitha kompanitë farmaceutike që kanë marrëveshje me Fondin e Sigurimit që të marrin masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. Listën e plotë të barnave të rimbursueshme mund ta gjeni në këtë link: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2019/PDF-2019/27-2019.pdf