Xhoi Jakaj: Këndvështrimi social “Burrëri e braktisur”

248

Xhoi Jakaj

Doktoreshë shkencash, autore librash

Po e nis kētë shkrim duke u bërë një lloj apeli nënave të reja. Vlerëso burrin që është i përkushtuar, atë që “burrërinë” prej mashkulli e ka braktisur dhe i shërben fëmijës e familjes së tij në maksimum……. pa përtesë e bezdi edhe kur është i angazhuar në punë shteti apo biznes dhe orët e lira ja dedikon familjes. Kam kohë që has gjatë ditës dhe i shikoj të shtuar shumë djem të rinj baballarë që i japin karrocës së bejbit, mbajnë në gjoksore burrash fëmijën e tyre shëtitje,e lyejnë me krem dielli dhe i mësojnë notin vajzës apo djalit, mbajnë duke ecur krah bashkëshortes qeset me ushqime në njërën dorë dhe në krahun tjetër ka fëmijën e tij që i buzëqesh plot dashuri, praktikisht kjo është e drejtë dhe kështu duhet të jetë, sepse të dy bashkëshortët duhet të kontribuojnë në familje për të pasur përpos barazisë gjinore edhe një familje të shëndetshme, sot me shkrimin tim unë kam si qëllim tē flas për këta djem të mirë-edukuar nga nënat e tyre dhe që për të dy palët kam falenderim pafund pasi në këtë mënyrë nuk i keni bërë mirë vetëm familjes por dhe emancipimit shoqëror… Po ti kthëhem viteve 96-97 kur unë isha mami e re me dy goca njëra pas tjetrës nuk i gëzoja këto cilësi të plota nga bashkëshorti im dhe pse punoja si mësuese me orë të tëra në gjimnaz paradite e pasdite punoja në kurse private si e si të krijoja mirëqënie për fëmijēt dhe familjen time, shumë gra të tjera kur të lexojnē shkrimin tim do e gjejnë veten në heshtje te ky shkrim.

Burrat baballarë tē post viteve 90 nuk e kishin kurrë këtë emancipim, edhe nëse kishin dëshirë ti ndihmonin gratë dhe nënat e fëmijëve të tyre, nuk i linte një lloj burrnie me të cilën në vite ishte i veshur burri shqiptar, dhe mbështetja e gruas në publik sipas mëndësisë së mashkullit shqiptar ishte “zhburrnim” edhe të hedhësh mbeturinat, të vëndosesh rrobat në ballkon pasi janë larë nē lavatrice, të mbash qeset bashkëshortes e aq më pak të mbash fëmijën tënd në gjoksore nuk ndodhte fare ose rastet ishin aq sporadike sa dhe nëse ndodhte ata etiketoheshin si burra që ju bën ligjin gruaja, burra të butë dhe pa vlera burrnore që bëjnë punët e gruas. Personalisht unë kam pasur një burrë me Rr të tillë edhe pse nuk kam vuajtur në rritjen dhe edukimin e vajzave të mia sepse krah meje kisha një super vjehërr dhe një super kunat që me mbështetën shumë, ama e kam ndier jo pak herë në supet e mia të forta peshën e kësaj burrnie edhe pse burri im ishte rritur në të njëjtin ambient me vëllain e tij që bëheshe copa për vajzat e mia duke i derguar te lodrat, në plazh dhe duke i shoqëruar e mësuar shpesh herë dhe rregullat minimale të mirësjelljes dhe higjenës personale, më këtë dua të them shpesh që “Burrnia” e burrave shqiptarë përpos edukimit jo të mirë në familje nga nënat , është e shkruar disi dhe në gjenezën e tyre pasi dy meshkuj të rritur dhe edukuar në të njëjtën ambient kanë sjellje të ndryshme social- kulturore. Janë dashur vite që të pranohen ndarja e detyrave në familje, fatmirësisht sot e shikoj tek shumë djem të ri baballarë, ndaj ju nënat e reja vlerësoni fatin tuaj mbajeni e ushqeni dashuri të ky lloj mashkulli dhe mbroni fort familjen duke lënë ndonjëherë menjëanë egon për t’u marrë vetëm me veten, flokët, thonjtë apo dukjen tuaj të jashtme e të harroni misionin e shejtë të mëmësisë ,sepse shumë prej nenave të tjera në këtë vend i rrisin, ushqejnë dhe edukojnë vetëm fëmijët për shkak të kēsaj “burrnie” të brymosur herēt dhe qē ndër vite mbeti ne genet e tyre. Vështirë të ndryshohet lehtë ky realitet sidomos në zonat e thella rurale, mbase edhe pēr shumë e shumë vite të tjera??!! Por që kjo tabllo familjare të plotësohet e në shoqërinë shqiptare të funksionojë familja, rolin kryersor e ka gruaja nëne, ne të gjitha rastet po rritët djem me kulturë edukatë dhe me ndjesinë pozitive për të qënë të barabartë me bashkëshorten, ne vazhdim do shohim familje të funksionale të shendosha dhe që gezojnë lumturinë e plotë…