Wall Street Journal: SHBA dhe BE injorojnë Gjermaninë, mbështesin korrigjimin e kufijve

887
Sigal

WASHINGTON- Në një memorandum të supozuar të publikuar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian, BE-ja shpreh mbështetjen e saj për zgjidhjen e korrigjimit të kufijve të propozuar nga dy Presidentët Vuçiç e Thaçi, shkruan The Wall Street Journal.

-Dokumenti është një dëshmi se BE-ja dhe SHBA-të i kanë harmonizuar qëndrimet e tyre ndaj çështjes, me trupin ekzekutiv të Unionit që pranon zgjidhjen e Uashingtonit pra duke e hedhur poshtë atë nga Berlini, pohon letra.

-Udhëheqësit gjermanë kundërshtojnë fuqishëm shkëmbimin e territoreve, sepse kanë frikë se kjo do të inkurajonte separatizmin e bazuar në përkatësinë etnike në vende si Bosnje-Hercegovina apo Maqedonia, na kujton gazeta. Mbretëria e Bashkuar dhe Luksemburgu gjithashtu kanë shprehur rezervat e tyre.

– Nga ana tjetër, duket se zyrtarët e BE kanë ardhur në përfundimin se kjo lloj zgjidhjeje  do të sjellë më shumë përfitime sesa dëmtime për rajonin.

-Memorandumi në dukje na paralajmëron për mundësitë e radikalizimit dhe ngritjen e veprimtarisë kriminale në Kosovë, nëse mbahet status quo.

– Për herë të parë në histori, Kosova dhe Serbia do të zgjidhin lirisht dallimet e tyre përmes dialogut, pavarësisht nga ndikimi i jashtëm, lexon dokumenti.

-Duke iu referuar pikës së fundit të diskutuar,Wall Street Journal shkruan për acarimin e dukshëm të qëndrimit pa kompromis të kancelares gjermane Angela Merkel shkaktuar në Bruksel.

– Departamenti i Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Beograd nuk pranoi të japi ose shkruaj një koment për sa i përket kësaj letre.