Vjen i nxehti përvëlues në Shqipëri, ja sa do shënojë termometri nesër (Harta)

1844
Sigal

Mbi vendin tonë vijon të dominojë mot i kthjellët, ndërsa sipas sinoptikanëve gjatë ditës së nesërme pritet të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) gjatë ditës së nesërme në vendet e ulëta temperaturat pritet të arrijë deri në 39 °C.

RESHJET
Nesër (e premte, dt.08) pritet të ketë reshje të dobëta, kryesisht në Veri (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 35 °C
në vendet e ulëta: 18 / 39 °C
në vendet malore: 15 / 31 °C

ERA
Nesër (e premte, dt.08) ajo do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë.
6uy7hjnb
y6nb
uy6jhnb