Vjedhja me PPP-në e sterilizimit/ Mjeku Koni: Seti kushton 2,4 euro, ndërkohë që qeveria shqiptare ia paguan koncensionarit me 190 euro

1927
Sigal

Vjedhje me Koncesionin e sterilizimit.  Mjeku Koni: Seti kushton 2.4 €, ne koncesionarit i paguajmë 190 €

Dje ministrja e Shëndetësisë u mundua të justifikojë tarifat e lartë që paguan qeveria koncensionarit të sterilizimit të pajisjeve kurirgjikale, duke thënë, se nuk është vetëm një proces, por janë katër. Ministria e Shëndetësisë uli me 1.4 milion euro në 1 vit vlerën e koncesionit të sterilizimit, me kushtin nëse realizohen një numër i madhe operacionesh, ndërsa, nëse bëhen më pak operacione, qeveria do t;i paguajë tarifën koncensionarit, edhe pa bërë sterilizimin. Ndërkohë, mjeku Artan Koni, i cili ka dorëzuar në SPAK kallëzimin kundër këtij koncesioni, u shpreh mbrëmë  se seti i sterilizimit kushton rreth 2.4 euro, ndërkohë që qeveria shqiptare e paguan me 190 euro seti. Mjeku Koni ka krahasuar çmimet se sa kushton një set në vendet e tjera evropiane, ku sipas tij, pjesa më e madhe kap vlerën e 2-3 eurosh. Artan Koni: Sterilizimi i një seti bëhej me 2.4 euro, kurse ne koncesionarit i paguajmë 190 euro. Thonë që këto lekë nuk kushtojnë vetëm për sterilizimin, por edhe për të blerë disa aparatura, por gjithsesi sido  që të jetë është një diferencë e madhe. Ndërkohë që në Gjermani sterilizimi i një seti kushton 0.8 euro, ose në Turqi kushton 1 euro, ne gjithë botën  rrahim te 1, 2, 3 euro, neve këtu na del 190 euro, sipas koncesionit.