Viti i ri akademik 2015-2016, Nikolla: Urime studentëve në rrugën e dijes

    448
    Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është e pranishme në një aktivitet që po zhvillohet në sallën “Liria”, Qytet Studenti, me rastin e çeljes së vitit të ri akademik 2015-2016. 170 mijë studentë nisin vitin e ri akademik. Ligji i ri është zgjerim i autonomisë universitare. Do mbështesim kërkimin shkencor. Qeveria do të jetë përkrah studentëve dhe pedagogëve. Urime studentëve në rrugën e dijes. Do festojmë sot ardhjen e kombëtares”, ka deklaruar ministrja Nikolla.
    Studentët në të gjithë vendin kanë nisur sot vitin e ri akademik 2015-2016. Universitetet publike dhe private kanë hapur nga sot dyert për studentët në të gjithë Shqipërinë. Qeveria Shqiptare këtë vit ka miratuar 18 986 kuota për 289 programe studimi, në të cilat kanë aplikuar 29 168 kandidatë. Ndërkohë, në orët në vazhdim ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, do të jetë e pranishme në aktivitetin që do të zhvillohet në sallën “Liria” në Qytet Studenti, me rastin e hapjes së këtij viti akademik. 
    Sigal