Vit i ri shkollor me probleme të vjetra

875
Sigal

Infrastruktura mbetet një nga problemet shqetësuese për nxënësit në rrugën e dijes.

Këto pamje tregojnë kushtet e rënda se si e nisën vitin e ri shkollor nxënësit e shkollës “At Zef Pllumi” në Shëngjin.

Disa klasa janë mbuluar nga lagështia dhe suvoja ka nisur të bjerë, ndërsa problem është dhe rrjeti elektrik.

Drejtori i shkollës, Qamil Sokolaj, thotë se amortizimi i godinës ndikon në zhvillimin normal të procesit mësimor dhe zgjidhja sipas tij është ndërtimi i një shkolle të re.

“Është bërë rikonstruksion vetëm njëherë në 1999.”

200  nxënësit e shkollës do ta përfundojnë këtë vit shkollor në këto kushte. Për ambiente të mira do të duhet të presin vitin tjetër.

“Kemi biseduar dhe me kreun e bashkisë dhe Shëngjini është një nga objektet parësore për objektet shkollore bashkë me shkollën e Ishull Shëngjinit.”

Infrastruktura mbetet problem edhe në qarkun e Beratit, ku 1532 nxënës u ulën në bankat e shkollës.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Arsimore një pjesë e shkollave kanë probleme të theksuara.

Në 8 shkolla 9-vjeçare në rrethin e Skraparit ka shumë probleme në lidhje me gjeëndjen teknike të shkollave pasi shkollat janë me mure të veshura me lagështirë, klasa të tejmbushura me nxënës dhe klasa kolektive, tualete jashtë çdo kushti sanitar.

Ndërkohë që ka mungesë të theksuar karrigesh dhe bankash.

Probleme ka edhe gjimnazi “Babe Dude Karbunara” në Berat.