VIDEO/ Studentët gjejnë një mënyrë të veçantë proteste. Ja çfarë bëjnë këtë herë

507
Sigal

Studentët vijojnë të protestojnë për përmbushjen e kërkesave të tyre të prashtruara prej ditësh, ndërsa tashmë janë të vendosur para Kryeministrisë.

Teksa kërkojnë përgjysmimin e tarifës së studimit, heqjen e tarifës shtesë për përsëritësit, përmirësimin e kushteve të konvikteve, vetingun e pedagogëve etj., studentët kanë gjetur një tjetër mënyrë protestimi.

Të kapur dorë për dore kanë formuar një rreth që simbolizon bashkimin e të gjithëve, ndërsa thërrasin: “Studentët e bashkuar, kanë për të fituar!”.

Ata kanë paralajmëruar një protestë masive për ditën e nesërme, nëdra kërkojnë mbështetjen e të gjithë qytetarëve, ndërkohë kërkojnë që partitë politike të qëndrojnë larg.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme: