VIDEO/ “O ne, o ato këtu”, studentët të revoltuar: Jemi të ofenduar nga përgjigja e Nikollës

796
Sigal

Studentët në të gjithë vendin janë ngritur në protestë, të vetëorganizuar, për uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve në auditore dhe në konvikte.

Studentë të universiteteve publike kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provim të mbartur si dhe shtyrje të pagesës së studimit për në janar.

Ato nuk pranojnë negocim me ministren e Arsmit Lindita Nikolla, në asnjë nga pikat që ato kërkojnë që të zbatohen.

Presim lajme më të mirë nga këta. O këta, o ne këtu, ose këta të vazhdojnë të rrijnë këtu dhe në të ikim për azil në të gjitha vendet e Europës.

Ne jemi jo vetëm të pakënaqur nga përgjigja e Nikollës, jemi të rrënuar, të ofenduar në të gjitha llojet e mënyrave. Ti e sheh sa shumë që jemi, është një gjë spontane dhe po buron nga zemra. Ne do të vijojmë  me thirrjet e 8 Dhjetorit! Uroj mos të vij dita 8 dhjetor, se nuk dihet se çfarë ndodh.”– u shpreh një student.

Studentët qeverisë i kërkojnë:

  1. Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.
  2. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.Ndërsa autoriteteve drejtuese të universiteteve publike u kërkojmë:
  3. Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.
  4. Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.