VIDEO/ “Nuk jemi klientë, jemi studentë”, çfarë po ndodh në rrethe, studentët ngrihen të gjithë në protestë

649
Sigal

Ashtu siç ishte parashikuar, të gjithë studentët në të gjithë vendin, të vetëorganizuar, janë ngritur në protestë për uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve të jetësës.

Në qytetin e Korçës studentët po protestojnë, ndërkohë duke kërkuar që të anullohet VKM e kreditëve, të përmirësohen kushtet e konvikteve, si dhe të përgjysmohet tarifa e studimeve.

Në Elbasan gjithashtu studentët janë grumbulluar nën thirrjet “nuk jam klient, jam student”, duke kërkuar arsim publik publik falas.

Në Durrës po ashtu studentët kanë bojkotuar mësimin, dhe po protestojnë duke këruar uljet e tarifës së shkollimit.

Në qytetin e Shkodrës, po protestojnë vetëm një pjesë e studentëve, të cilët u janë bashkuar studentëve në Tiranë.

Ndërkohë që një studente ka kërkuar dorëheqjen nga Këshilli Studentor Shkodër pasi ky këshill nuk i bashkohet protestës. Ndërkohë vetëm në qytetin e Gjirokastrës, studentët po viojnë mësimin normalisht.