VIDEO/ FRESH dhe policia në aksion për të mposhtur protestën e studentëve në Gjirokastër

610
Sigal

Studentët në Gjirokastër janë në ditën e tyre të dytë të protestës për plotësimin e kërkesave të tyre. Por megjithatë ata kanë hasur vështirësi për t’u organizuar.

Së pari ishte policia ajo që i kishte paralajmëruar se protesta është e paligjshme për shkak se nuk ishte marrë leje dhe mund të përfundonin në komisariat. Por sikur të mos mjaftonte kjo, sot studentët kanë pasur dhe ndërhyrjen e FRESH në Gjirokastër të cilët me anë të mesazheve të ndryshme janë përpjekur të pengojnë pjesëmarrjen e studentëve në këtë protestë për kërkesat e tyre legjitime.

Madje vetë disa nga studentët e kanë pohuar diçka të tillë para kamerës.

“Ka ndikur frika që disa nuk kanë ardhur, madje sot morëm vesh që kishin dërguar mesazhe nga parti të ndryshme.

Ne kërkojmë të drejtat tonëa dhe ne do të vazhdojmë deri sa të plotësohen nga Ministria e Arsimit”, u shpreh ajo.

Cilat parti mendon se kanë ndikuar

Studentja: Them una tani që më dërgoi mesah një shoqe që është e FRESHIT, por ajo ka ardhur, disa të tjerë jo.

Gazetarja: Thoni që ka ndikuar FRESHI?

Studentja: Po një mesazh po, tani mund të jenë përti të ndryshme, disa të tjerë nuk tregojnë, por ne nuk jemi parti jemi studentë.

Ndërkohë të njëjtën gjë pohoi edhe një tjetër student i Universitetit të Gjirokstrës, i cili ishte dhe njëri nga ata që u ndaluan nga policia në komisariatin e Gjirokastrës, për shkka të protestës së djeshme.

“Sot kemi parqë që është minimizuar pjesëmarrja se shumica janë pjesë e forumeve rinore, duke qenë se janë pjesë e tyre, të gjithë që bëjnë pjesë aty nuk i lejojnë që të marrin pjesë në protestë. Duke qenë se sot është minimizuar pjesëmarrja do të thotë se ka pasur ndërhyrje me mesazhe”, u shpreh ai,

Sa i përket shoqërimit në komisariat, student tha se i kishin thënë se nëse bllokohen rrugët do të shoqërohen në komisarit.