Vendi nën “pushtetin” e borës, pezullohet mësimi në Pukë

667
Sigal

Reshjet e dëborës kanë paralizuar qarkullimin në gjithë fshatrat e Pukës,  ndërsa reshjet kanë shkaktuar vështirësi qarkullimi edhe në akset nacionale.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, procesi mësimor në ditën e sotme është pezulluar. Edhe qarku i Dibrës është i bllokuar në rrugët e fshatrave dhe trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër.

Nga moti i keq dhe kushtet e vështira atmosferike, edhe në qarkun e Korçës raportohen problematika në qarkullim. Trashësia e dëborës në zonat malore shkon në 90 cm,  ndërsa në qytet në  30 centimetra.