“Universiteti s’është i politikanëve”, studentët para ministrisë

691
Sigal

Studentët vijojnë të qëndrojnë para ambienteve të Ministrisë  së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke ripërsëritur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Mes thirrjeve “Universiteti nuk është i pedagogëve dhe politikanëve, por është i studentëve”,  të rinjtë vijojnë rezistencën e tyre në ditën e pestë parë godinës në “rrugën e Durrësit.

Pas dorëzimit të pikave të tyre tek ministria, studentët sot i janë drejtuar edhe kreut të qeverisë dhe kreut të Kuvendit me shkresë të prerë se kushtet e tyre janë të panegociueshme.

Shqetësimet e studentëve bazohen nga tarifat e studimeve, tek kushtet në konviktet, ndërsa prej ditës së djeshme kanë nxjerrë edhe emra pedagogësh, të cilët marrin ryshfet në këmbim të një note kaluese në disa universitete të vendit.