Universitetet/ Ja si mund të studioni në Angli

100

Më shumë se 130 universitete dhe 500 kolegje ofrojnë shkollim për studentët e huaj në Britaninë e Madhe. Dokumentet, kriteret, adresat e aplikimit, akomodimi i të rinjve, bursat, pagesat dhe njohja e provimeve në Shqipëri

Studimet në Angli/ Janë më shumë se 130 universitete në Britani dhe 500 kolegje, të hapur për studentë të huaj

Dokumentet, kërkesa, kriteret dhe adresat e apilikimit

 

Universitetet e Mbretërisë së Bashkuar (MB) konsiderohen ndër universitetet më të mira në botë. Në renditjen e bërë nga The Times mbi 200 universitetet më të mira botërore, përfshihen 29 institucione të MB-së,7 nga të cilët janë në 50 më të mirët. Emrat e njohur në mbarë botën siç janë Cambridge, Imperial College, Oxford dhe London School of Economics, e mbëjnë më të qartë e të dallueshme kualitetin e arsimit të lartë në MB. Janë më shumë se 130 institucione në MB që janë në gjendje të ofrojnë vende për studentët parauniversitarë (undergarduate degree) në anën tjetër kësaj liste i shtohen dhe 500 kolegje të cilët janë në gjendje të ofrojnë programe edukimi të llojeve të ndryshme. Në këto institucione vihet re një shumëllojshmëri programesh akademike duke filluar nga llogaritar (açountancy) deri tek Zologjia (Zoology) që do të thotë se nga shkronja A deri tek Z-ja të gjitha kurset ofrohen në Britani.

Aplikimi për studime

Në nivelin parauniversitar, bursat janë

të vështira që të merren. Qeveria Britanike nuk ka skema të veçanta për administrimin e bursave, ato në përgjithësi jepen në mënyrë të pjesshme nga vetë universitetet dhe kolegjet. Duhet vënë në dukje se të gjithë aplikimet parauniversitare bëhen nëpërmjet një agjencie të veçante që merret vetëm me këtë punë. Emri i kësaj agjencie është UCAS (Universities & Colleges Admissions Service) http://ëëë.ucas.com/ dhe shumica e aplikimeve bëhen online duke paguar një shumë prej £15 (pound). UCAS jep një shifër prej 300,000 studentësh ndërkombëtarë nga vende të ndryshme të botës që kanë aplikuar nëpërmjet kësaj agjencie për të studiuar në MB çdo vit. Në linqet e mëposhtme keni informacion mbi vizat/ http://ëëë.ukvisas.gov.uk. dhe këtu mbi studimet parauniversitare dhe pasuniversitare; http://ëëë.educationuk.org. Tek këto adresa mund të klikoni për të lexuar informacionin se si merren vizat studentore për në MB, dhe se si të aplikoni për studime në MB (Angli).

Sa kushtojnë

Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar për studentët shqiptarë dhe të gjithë studentët e tjerë internacionalë kushtojnë shuma që variojnë nga £ 8,000- £15,000 në vit, por kjo varet nga universiteti që keni zgjedhur për të studiuar. Kuptohet se universitetet me emër si Oxford, Cambridge, LSE, Queen Mary etj. kërkojnë shuma të tilla si £15,000. Ndërsa për studentët e Bashkimit Europian dhe studentët britanikë shuma që duhet të paguajnë për një vit akademik është më e ulët, varion tek £3.000.

Jetesa në Angli
Të studiosh në MB është një eksperiencë e veçantë dhe mjaft ngacmuese. MB ka një histori shekullore dhe kjo demonstrohet më së miri në qendrën e saj Londër. Nuk ka rëndësi nëse është ditën apo natën Londra ka gjithmonë për të ofruar diçka, kjo e ka kthyer atë si një magnet për studentët ndërkombëtarë. Zhurma e Londrës mund të ju bezdisë pak, por Anglia është e mbushur me vende të bukura dhe relaksuese. The Lake District dhe Cornëall do të ju japin mundësi për të kaluar një fundjavë të bukur dhe mjaft të qetë. Gjithashtu në qytete të tjera të banuara kryesisht nga studentët siç është Oksfordi (Oxford) dhe Kembrixhi (Cambridge) janë mjaft tërheqës dhe të mbushur me histori të ndryshme, në të njëjtën kohë do të mahniteni nga arkitektura dhe bukuria që ju rrethon. Të jetosh në MB nuk do mundesh ti shpëtosh dot dashurisë për sportin që ka ky vend. Shumica e klubeve dhe diskove gjithmonë vendosin në ekrane të mëdha ngjarje të ndryshme sportive.

Oferta për studentët

Studentët në MB gjithashtu përfitojnë një variacion të madh zbritjesh që ju bëhet atyre për produkte apo shërbime të ndryshme nëpërmjet NUS (National Union of Students) aplikimin për secilën e bën nëpërmjet universitetit ku je regjistruar. Ju do të përfitoni zbritje në transportin publik, teatër, kinema, muzeume dhe restorante e fast-food të ndryshëm.

Akomodimi i studentëve

Më shumë se gjysma e studenteve internacionale që studiojnë në MB zgjedhin akomodimin e ofruar nga universiteti që studiojnë. Zakonisht ky akomodim ndodhet pranë vendit ku studioni, në të do të keni mundësinë të bisedoni me studentë të tjerë të huaj, dhe gjithashtu do të keni sigurinë e ofruar nga universiteti. Në këto konvikte zakonisht ndodhen 5-10 dhoma për korridor të cilat mund të kenë tualet të përbashkët ose të ndërtuar brenda dhomës suaj. Guzhina dhe dhoma e ndenjes është e përbashkët me studentët e tjerë, ndonjëherë me persona të të njëjtit seks. Këto rezidenca në të shumtën e rasteve janë të sigurta dhe ruhen nga universiteti. Mbrëmje të ndryshme organizohen shpesh nga grupi që është përgjegjës për rezidencën tuaj. Ne konviktet e universitetit mund të qëndrosh në vitin e parë, ndoshta (me shumë mundim) dhe në të dytin, por do të jetë shumë e vështirë të sigurosh një vend për vitet që ngelen. Kjo ndodh sepse institucionet arsimore ju japin më shumë prioritet studentëve të rinj. Pas kësaj shumica e studentëve zgjedhin të jetojnë në shtëpi me qira të cilat në të shumtën e rasteve merren nga një grup prej 3-4 ose me shume personash.

 

Aplikimi për në universitet

Një mënyrë për të hyrë në universitet është të komunikoni drejtpërsëdrejti me universitetin ku dëshironi të shkoni. Po si te komunikoni? Për një listë të universiteteve (bashkë me adresën dhe numrit e telefonit apo fax) mund të lexoni tek adresa e interentit: http://www.ucas.ac.uk. Këtu do të gjeni informacion mbi Universitetet e Anglisë dhe kurse të ndryshme. Mënyra tjetër për të hyrë në universitet është të bëni një kërkesë për të hyrë në universitet nëpërmjet UCAS, që është një organizatë e madhe në Angli nëpërmjet të cilës shumica e studentëve mbështetin kërkesat e tyre për tu futur në universitet. Nëpërmjet UCAS ju jeni në gjendje të drejtoni kërkesën tuaj njëkohësisht tek universitetet. UCAS e kalon kërkesën tuaj tek secili nga universitetet. Pastaj është plotësisht në dorën e secilit universitet nëse do t’ju pranojë apo jo, dhe do t’ju kthejë një përgjigje.

Kriteret e universiteteve angleze

Secili universitet ka kriteret e veta. Shkurtimisht sa më i njohur të jetë universiteti aq më të larta janë edhe kriteret që vendosen. Kriteret që vendos universiteti kanë më shumë të bëjnë me nivelin tuaj të edukimit, d.m.th me notat që keni marrë ju. Universitetet i bazojnë kriteret e tyre mbi sistemin e vlerësimit këtu në Angli. Dhe kjo është ndryshe me atë në Shqipëri. Nuk ka ndonjë procedurë zyrtare për të krahasuar vlerësimin në Angli me atë të një shteti tjetër. Megjithatë universitetet do të jenë në gjendje të tregojnë nivelin tuaj me notat që keni marrë në Shqipëri.

Njohja e provimeve në Shqipëri

Provimi i maturës dhe diploma e shkollës së mesme (gjimnazit) në Shqipëri duhet të jetë i mjaftueshëm që të hyni në një universitet në Angli. Natyrisht që edhe notat do të kenë rëndësi. Në varësi të kursit që do të bëni universiteti vendos kushte të ndryshme. Ndonjë universitet mund të kërkojë të jepni ndonjë provim shtesë nëse nuk janë të bindur mbi nivelin që keni. Pra universiteti ka kontroll të plotë mbi zgjedhjen e studentëve që do studiojnë atje. Natyrisht qe përben prioritet që të flisni dhe të shkruani në Anglisht. Nuk është e thënë që të jeni perfekt. Universiteti ku dëshironi të shkoni ndoshta do t’ju vendos përpara një testi për të shikuar nivelin tuaj të gjuhës angleze.