“Unaza e Re”/ Banorët e Astirit: Studentët janë shpirti ynë

307

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar anulimin e projektit të “Unazës së Re”, i cili parashikon të shemb shumë banesa. Ata e kanë cilësuar këtë projekt hajdutesh, ndërsa thirrjet e banoreve janë drejtuar edhe kundër kryeministrit Rama duke kërkuar largimin e tij.

Gjithashtu banorët lëshuan thirrje të forta për drejtuesit e makinerive duke i kërcënuar se po afruan makineritë, do t’i djegim me benzinë. Me thirrejen “Shtëpitë do t’i mbrojmë me gjak”, protestuesit kanë shprehur mbështetjen edhe për studentët, duke i cilësuar ata si shpirti i tyre.

“ Studentet janë shpirti ynë. Rama do te ngelë në klase në qershor. Nuk do të marrë votat tona.Kjo qeveri ka ngelur dhe po e ndjen frikën që ka. Kur paligjshmëri bëhet ligj. Do të rrezojmë në dhjetor, o Edvin o Krye horr”, thanë ato.