“Unaza e Madhe”, IMT shemb një godinë 2 katëshe pa leje

276

Bashkia e Tiranës ka vijuar  punën për projektin  e Unazës së Madhe të Astirit, ndërsa sot është prishur një godinë 2 katëshe pa leje. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur gjatë ditës së sotme një tjetër godinë dy katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astiri, e cila shërbente për funksione social-ekonomike.

Aksioni për prishjen e kësaj godine për shkak të masivitetit të saj ka nisur që në orët e para të ditës së sotme dhe mjetet e rënda të IMT-së kanë bërë shembjen e saj, si dhe zhvendosjen e mbetjeve inerte që të prodhoi ky proces.

IMT dhe ndërmarrjet e tjera të Bashkisë së Tiranës kanë gjetur bashkëpunimin e plotë të poseduesit të kësaj ndërtese, i cili më parë ka bërë boshatisjen e ambienteve dhe i ka hapur rrugë procesit të prishjes. Nga fillimi i procesit të zgjerimit të Unazës së Madhe te Astiri, numri i ndërtimeve pa leje të prishura në këtë zonë ka shkuar në mbi 40 të tilla.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri