Tregimi me milingonën, vijon të jetë aktual në Shqipëri

2567
Sigal

Demaskimi i milingonës ?

Si çdo dite ne mengjes, milingona u nis te beje punen e saj gjithe energji dhe optimizem. Ajo ia dilte mbane te realizoje shume gjera gjate dites. Nje dite, luani e vuri re milingonen teksa e kryente punen me sinqeritet dhe perkushtim, pa pasur nevoje qe dikush t’i qendroje tek koka.

Me vete, mbreti i pyllit mendoi: “Nese kjo milingone punon kaq shume dhe plot entuziazem pa pasur njeri tek koka, imagjino sikur t’i caktoj dike qe ta kontrolloje.”

Menjehere ai punesoi nje kacabu, te cilin e ngarkoi me pergjegjesine e supervizorit te milingones. Qe diten e pare te punes, kacabuni vendosi nje rregullore sipas te ciles rregullohej orari i paraqitjes ne pune, qendrimi dhe largimi. Ai mori dhe merimangen si sekretare personale te tij, e cila do te merrej me
arshiven dhe kontrollin e bisedave telefonike, por dhe perdorimin e internetit.
Kur luanit i mberriten raportet e para te menyres si po organizohej puna, u ngazellye nga gjithçka qe ishte arritur. Ai i kerkoi kacabunit qe te thellohet me shume me shkresurinat, t’i pasuroje me te dhena dhe t’i paraqese ne mbledhjen e bordit administrativ. Kacabuni bleu nje printer lazer dhe nje laptop te shpejte. Ai caktoi mizen si pergjegjese per sektorin e informacionit.
Milingones qe po i dilte shpirti duke punuar, filluan te mos i pelqejne fort keto ndryshime administrative, mbledhjet e shpeshta dhe burokratizmat qe thjesht i merrnin kohen.
Pas disa kohesh, luani vuri re se diçka nuk shkon ne performancen e stafit, prandaj vendosi te ndryshoje ca gjera. Si ekspert te çeshtjeve administrative, ai emeroi karkalecin, i cili si hap te pare, ndryshoi te gjithe mobiliet dhe shtresen, per te ofruar kushte optimale per stafin. Ai mori dhe nje asistent personal, per ta ndihmuar ne vendosjen e strategjive dhe pergatitjen e buxhetit.
Luani, pasi i hodhi nje sy kostos se pergjithshme te shpenzimeve, vendosi te ule shpenzimet. per ta bere kete, ai caktoi bufin si keshilltar ne financa. Bufit, iu deshen tre muaj per studimin e situates financiare. Ne fund, ai pergatiti nje propozim per t’ia paraqitur luanit, sipas te cilit duhej reduktuar paksa numri i punonjesve.
Menjehere, luani vendosi qe milingona te largohej nga puna, me arsye: Performance e dobet dhe produktivitet i ulet.