Totalisht i paqëndrueshëm! Parashikimi i motit për ditën e premte

974
Të premten sërish priten reshje në pjesën e dytë të ditës.
Sipas MeteoAlb Kthjellimet dominojnë thuajse të gjithë vendin deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në Veri dhe zonat Lindore.
Pjesa e dytë e ditës vijon kryesisht e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit por vranësira lokale dhe shira të izoluar do të ketë në Veri – Verilindje dhe më pak shira në zonat Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen me 1 – 2°C gjatë orëve të mëngjesit por edhe mesditës duke variuar nga 13 në 30 – 31°C.
Era do fryjë mesatare por mbrëmja forcon erën në Veriperëndim ku shpejtësi pritet të shkojë mbi 55 km/h nga Verilindja duke krijuar në Jug dallgëzim 2 ballë por mbi 3 ballë, dallgët në Velipojë, Shëngjini.
Sigal