Tërmeti me magnitude 6.0 në Bali shkakton 3 viktima

892
Una scossa di terremoto di magnitudo 6.0 si è verificata al largo dell'isola di Bali, in Indonesia. L'epicentro è stato individuato a 40 km a nordest di Sumberanyar, a una profondità di 10,4 km. ANSA/INGV +++EDITORIAL USE ONLY - NO SALES+++
Sigal

Ka shkaktuar tre viktima tërmeti me magnitudë 6 që mbrëmjen e kaluar goditi brigjet e Balit, në Indonezi.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet indoneziane sipas të cilëve janë edhe 4 të plagosur.

Indonezia u godit në 28 shtator nga një tërmet i fuqishëm dhe një cunam shkatërrues që shkaktoi 2045 viktima në ishullin Sulawesi.

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar nuk solli ndryshime në axhendën e takimit të FMN dhe Bankën Botërore, i cili do të zhvillohet prej ditës së sotme deri të dielën pikërisht në ishullin Bali.