Tërmeti/ Foto që po bën xhiron e rrjetit, gruaja shqiptare mes rrënojave pastron shtëpinë nga mbeturinat

605
Sigal

Pas tërmetit të rëndë që goditi vendin të shtunën pasdite, fotoreporteri gent Shkullaku ka publikuar një foto nga fshati Zhurje i Tiranës, ku një grua pastron mbeturinat nga shtëpia e cila tashmë është rrënuar.

“Myzejene Zhuri pastron mbeturinat nga shtëpia në Zhurje afër Tiranës në 22 shtator 2019, pas dy tërmeteve me madhësi 5.0, që goditën vijën bregdetare të Adriatikut të Shqipërisë.

– Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë, duke detyruar banorët në rrugë në disa qytete, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në kryeqytet dhe shembjen e disa ndërtesave në një fshat aty pranë,”-, shkruan Shkullaku në foton e publikuar.

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë ditën e shtunë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit.

Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.