Tërmeti/Banorët në Floq ende strehohen në shkolla

666
Sigal

Në këtë fillim viti shkollor, të gjithë oborret e shkollave gumëzhijnë nga zërat e nxënësve, ajo e Floqit është në heshtje. Në këtë shkollë vendin e nxënësve prej katër muajsh e kanë zënë familjet që u janë prishur banesat nga tërmeti i rënë 1 qershorin e këtij viti. Për këtë arsye nxënësit e shkollës së Floqit janë transferuar në shkollën e fshatit fqinj, në Pulahë, rreth 5 kilometra larg.

Për prindërit largësia e shkollës, është një hall më shumë, përveç hallit të madh për banesat e prishura dhe kushtet e papërshtatshme të jetesës në ambientet e shkollës. “Deri tani nuk na kanë thënë asnjë gjë, vetëm se këtu do të rrimë deri ne nëntor”, thonë të preokupuar banorët e strehuar në godinën e shkollës.

Në këtë situatë problematike në fshatin Floq, i vetmi lajm pozitiv është që vetë fëmijët ndjehen mirë, teksa kanë filluar shkollën në fshatin Pulahë dhe se shkolla aty i pëlqen më shumë se shkolla e Floqit.