Të çmendurit e kohës së çmendur…

888
Sigal

Adriatik Riza Dosti

Asnjë vendi e populli në botë nuk ia uroj këtë fat tragjik që po e ndjek Atdheun e popullin tim të paktën që nga 1941 e në vazhdim që atë ditë që Murtaja komuniste lindi për të na vdekur të gjithëve me radhë vit pas viti. Për dekada me radhë në atë vend në krye e të ulur këmbëkryq qëndrojnë të çmendurit e të marrët, banditët e kriminelët, injorantët e antishqiptarët, kafshët e shtazët me fytyrë njeriu e me dy këmbë si puna juaj, ndaj dhe fatkeqësisht ai vend e ai popull është katandisur në këtë farë derexheje sa që s’ka më zot nëne t’i bëjë derman…. Dje ia futën armët nëpër Kisha e Teqe kulteve fetare e më pas i akuzuan njerëzit e Perëndisë për armiq e tradhtarë dhe i shkuan në plumb e në litar një e nga një. Ndërsa vite më pas pritën me lule, nderime e tapet të kuq Papën e Vatikanit… Dje ç’nuk iu bënë të gjorave gra ”me biografi të keqe” nëpër prokurori, hetuesi, burgje, kampe internimi; i përdhunuan, i nxorën deri edhe armike apo edhe i çmendën fare, kudo që ato guxuan të marrin frymë, derisa me në fund ose i vranë e i zhdukën pa lënë gjurmë, ose i shtruan pa shërim nëpër spitalet e psikiatrisë e të çmendinës… sikurse do bëjnë me siguri absolute të njëjtën gjë nesër me Xhisielën. Sot po ky soj edepsëz e i ndyrë, pervers e antinjerëzor, jo vetëm që e përdhunoi të gjorën vajzë prej Nikle, por po e degjeneron e po e çmend deri në atë farë feje sa një zot e di, nëse do të ketë forcë e durim Perëndia t’ia ruajë Xhisielës të paktën mendjen e kokës… Sepse të thuash, që përdhunimin e tritolin ma bëri e ma vuri Opozita, kur edhe bufi e di tashmë, se çfarë përfaqësojnë ato fytyra perverse e të ndyra kriminelësh bastardë që të shkatërruan ty jetën, o vajza e Larushkës…është më shumë se fatkeqësi dhe prag tragjedie personale për ty e familjen tënde… Sepse këta kanë lënë edhe Priftin me barrë, o Xhisiela. Sepse këta kanë lindur për të ta lënë Kopilin në derë, moj bijë. Sepse këta, jo vetëm që të përdhunojnë, por më pas të marrin edhe jetën e të bëjnë edhe komunist a socialist si veten apo të shpallin deri edhe Hero a Heroinë,… edhe pse si zakonisht…pas Vdekjes. Mirë ti që je katandisur në këtë ditë të hallit, sepse vetë hyre në këtë valle e nuk të detyroi as opozita, as Saliu e as Luli e askush prej nesh, por njerëzia me mend në kokë kanë zënë e pyesin: “Po pse edhe Ai i Madhi fare kaq rëndë psiqikisht qenka vërtet, …tek pohon publikisht të njëjtin budallallëk qesharak e banal si tëndin se…tritolin në shtëpi ta vuri Opozita…! O Edvin:

-mirë Babalen që e montove në Itali dhe e ç’montove në Angli,

-mirë që për Taulantin po bën ç’mos që Partia e tij t’ia heqë njollën në biografi,

-mirë që atë goxha oficer karriere në polici e quajte-horr dhe e kërcënove deri edhe me jetë publikisht,

-mirë që po bën montazh fotografish prish e ndreq njësoj si ai Damllamadhi në vakt të vet,

-mirë që lukuninë e të pabythëve e zagarëve sahanlëpirës i ke vënë në resht për një e po i kolovit me Aeroplanin tënd e të Taipit, po me Tritolin në shtëpinë e Xhisielës ç’pate.?!

-Ku e more vesh kaq shpejt se kush e ka vënë dhe përse e ka vënë apo njësoj si me kasetën e Babales, që qysh ditën e parë deklarove se është ”fake” dhe montazh i shëmtuar i opozitës…

-Po sa të del fjala more njeri dhe çfarë goje paske! …Pa pa pa zeher! Zeher i gjallë je! Ndaj nuk thotë kot soji juaj se “Ç’thotë Partia bën populli e ç’do populli bën Partia” ose “S’ka Kala që s’marrin komunistët…” Babalen e gjorë e çmende fare derisa e detyrove të shkojë e të kërkojë Azil politik në Kosovë. Atë të shkretin nën/komisar policie po e tërbon fare, tek i thua që Komisariati ku ai punonte nuk ka pasur kamera fare e, më pas, i thua: Hajde e shihi kamerat se i ke në Prokurori dhe Taulanti, Bushi e Rahmani im, nuk janë në to kurrkund fare.” Vajzën e Niklës e çove për lesh mendërisht dhe e ke kthyer në një kufomë të vdekur, por ende të pa kallur… Shumë i ke detyruar të marrin arratinë prej çmendinës tënde që po shkallon edhe më budallain e shtruar aty prej vitesh… Tahirëve po iu jep dru vendçe, që të mësohen të mos hapin gojën pa lejen e Partisë e tënden etj., etj. Dhe të nesërmen që me sabah del e pëllet pa pikë turpi, se fajin e ka Saliu e, se opozita po pengon integrimin e Shqipërisë në BE-në tënde të llojit Erdogan, Vuçiç, Zaev e Tsipras … e se ti po digjesh i tëri për këtë ‘kodosh Shqipërie që duam’, por që ”fatkeqësisht” ne shqiptarët nuk po të kuptojmë dot…! Ti e tufa e manarëve që të vjen nga pas, more po paskeni qenë të çmendur dhe e çmendët komplet këtë vend e këtë popull të gjorë …ju të çmendurit e kësaj kohe, të çmendur që s’ka Doktor që ju merr në dorëzim e lëre më, t’ju kurojë. E gjetshi nga Perëndia ishalla…! More po nuk ka paketë shpifje e antishpifje që i bën derman xhinsit tuaj mostër, sepse kur ke lindur i pa fytyrë, po i tillë do jetosh e po i tillë do ngordhësh, ndaj as skuqesh e as zverdhesh, as zbardhesh e as nxihesh, vetëm ruan me stoicizëm ngjyrën tënde origjinale, atë Mavi. Dhe nuk e di pse m’u kujtuan ca vargje të një kënge popullore qytetare vlonjate që thoshin…

Hanko tyta ç’do, o moj ndër varre?

O se të mençurit nga mendja i lojte

O se të vdekurit, o ç’i çmende fare…!

Është keq vërtet kur ve në krye një të marrë se do bësh ç’të thotë ai e marrosesh edhe vetë duke shkuar pas të marrit, ndaj dhe sot po kërkoja diku në raftet e bibliotekës sime librin e famshëm me tregime “I sëmuri i Bosforit” thjesht sa për ta rilexuar edhe njëherë tjetër, sa për kujtesë meqenëse ngjarja ka kaq shumë ngjashmëri me fatet e vendit e të popullit tim, por këtë radhë personazhi kryesor quhet “I sëmuri i Tiranës” dhe që jeton jo fort larg prej brigjeve të Anadollit të Babait të tij shpirtëror …Taipit…