Tashmë databazë për të humburit e diktaturës, Sula: Janë 6 mijë emra

    418
    TIRANE – Në ambientet e Ministrisë së Mirqënies Sociale, u zhvillua një takim për identifikimin e personave të zhdukur gjatë periudhës së diktaturës. Zv. Ministrja e Mirqënies Sociale, Gentiana Sula, ka deklaruar se janë rreth 6 mijë persona të cilët rezultojnë të zhdukur nga periudha e diktaturës dhe se brenda muajit maj do të shpërndahet kësti i katërt dhe i pestë i ndihmave për familjet e këtyre personave. 
    Pranë institucionit të ish-të përndjekurve politikë janë hapur disa zyra për këta persona në të cilat do të ketë një databazë të saktë me të gjithë personat e humbur në atë periudhë.
    Në këtë nismë të marrë nga Ministria e Mirqënies Sociale do të japë një kontribut të veçantë edhe Komisioni për Personat e Zhdukur në Botë.
    Përfaqësuesi i këtij komisioni, Metju Holiday e vlerësoi ftesën e ministrit të mireqënies. Ai u shpreh se të gjithë familiarët e viktimave të periudhës së diktaturës kanë të drejtë të dinë të vërtetën, kanë të drejtën e drejtësisë, kanë të drejtën për dëmshërbilm qoftë edhe simbolik, duke theksuar se është shumë i rëndësishëm edhe kontributi i të gjithë familiarëve të viktimave. 
    “Ne nxisim qeveritë që të miratojnë ligjet dhe të zhvillojnë këtë proces. Kemi eksperiencë në ish-Jugosllavi. Në Ruada apo edhe në Afrikën e Jugut. Por sic e thashë familjarët e viktimave kanë rol të rëndesishmëm. Ne japim edhe ndihmë teknike, me pajisje që zbulojnë zonat ku mund të jenë mbetje të trupave”, ka thënë ndër të tjera përfaqësuesi i Komisionit për personat e zhdukur në botë, Metju Holiday 
    Sigal