Tarifat e universitetit të Tiranës, ja si do të paguhet në 2020

6176
Sigal

Miratohen tarifat e Universitetit të Tiranës, studentët duhet të paguajnë deri në 100 mijë lekë

Me afrimin e vitit të ri akademik kanë nisur të përcaktohen dhe tarifat e studimit për çdo universitet. Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, si universiteti me numrin më të madh të studentëve në vend ka vendosur që për vitin e ri akademik, të rinjtë do të duhet të paguajnë nga 25 mijë deri në 40 mijë lekë, për sa i përket ciklit bachelor. Në fakultetet e Universitetit të Tiranës, programet e studimit në profilin shoqëror do të jenë më të kushtueshme. Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale kapin vlerat maksimale prej 40 mijë lekësh, ndërsa Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe i Shkencave të Natyrës vlerat minimale. Ndërkohë Fakulteti i Ekonomisë dhe ai i Histori-Filologjisë, që kanë dhe një numër të konsiderueshëm kuotash, do të kushtojë studentëve 35 mijë dhe 30 mijë lekë respektivisht.

Ndryshimi i tarifave pas protestës së studentëve

Pas protestave masive të dhjetorit, studentët detyruan qeverinë që të miratonte një VKM për përgjysmimin e tarifës së shkollimit. Gjithashtu ky vendim parashikon që ekselentët të përjashtohen 100% nga pagesa e tarifës. Më konkretisht, në janar, 70 000 studentët e Bachelorit me mesatare nën 9 paguan 50% të tarifës, ndërsa 6 235 studentë me mesatare nga 9 deri në 10 u përjashtuan totalisht nga tarifa si dhe morën çdo muaj 10 mijë lekë bursë. Megjithatë, ky ndryshim nuk do të jetë më i vlefshëm për çdo student në ciklin bachelor. Jo të gjithë ata të rinj që ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë do të përfitojnë përgjysmim të tarifave për vitin e ri akademik 2019-2020 që do të nis më 14 tetor. Tarifat e studimit do të paguhen të plota nga studentët me mesatare nën 6. Janarin që vjen vetëm këta studentë do të shlyejnë të gjithë tarifën e studimit.

Studentët e masterit nuk preken nga ulja e tarifës

Të rinjtë me mesatare nën 9, në Master nuk do të preken sërish nga reduktimi i tarifave të studimit. Ata do të duhet të paguajnë nga 35 mijë deri në 105 mijë lekë, në varësi të degës që do të zgjedhin. Masteri i Shkencave pritet të rëndojë më shumë në xhepat e studentëve shqiptarë.