“Ta bëjmë ne ndryshimin”, nis protesta e studentëve dhe në Durrës

441

Studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” kanë dalë në protestë kundër tarifave që i konsiderojnë të larta dhe të papërballueshme për ekonomitë e familjeve të tyre.

Raportohet se ata kanë deklaruar se arsimi nuk është biznes dhe se qeveria duhet të ndërhyrjë për të rregulluar tarifat.

Ata iu kanë bërë thirrje të gjithë studentëve t’i bashkohen protestës. “Mos na i shkatërroni ëndrrat”; “Jo favorizime për përfitime personale”; “Përgjysmim i tarifave”; “Kryeministër racist, favorizon të pasurit”, kanë qenë disa prej parullave të tyre.

foto galeri foto galeri