Surprizat e motit, ja zonat ku priten shtërngata shiu

694
Sigal

Moti pritet të ndryshojë pasditen e kësaj të diel. Fillimish shiu nis në zonat veriore dhe veriperendimore e më pas në gjithë vendin. Por më pak reshje marrin zonat jugore. Edhe nesër paradite (e hënë) parashikohet mot me shi që do ndikojnë dhe në uljen e temperaturave me 5 gradë.

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit. Duke ju afruar orëve të pasdites pritet zhvillimi i vranësirave në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjell rrebeshe shiu, herë pas here në formë shtërngatash. Gjatë mbrëmjes pritet zhvillim i vranësirave në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugperëndimorë duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Moti – E hënë, 29 Korrik 2019

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të përkohëshëm në zonat Veriore dhe Qendrore, ndërsa me kthjellime vijon moti në jug të vendit. Parashikohet që pas-mesditës të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke ri-sjell kthjellimet në të gjithe vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C – 33°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.