Studentët i përgjigjen Nikollës: What the fuck!

647
Sigal

Menjëherë pasi ministrja Nikolla u ktheu përgjigje studentëve dhe topin për kërkesat e tyre ia kaloi universiteteve, përjashtuar kërkesën për heqjen e pikës katër në VKM për tarifat studentore, për të cilën tha se ishte e hapur për ti propozuar qeverisë që të ishte në tagrin e universiteteve, nuk ka vonuar përgjigjia e studentëve. Ata e kanë konsideruar këtë përgjigje si tallje, duke zgjedhur që t’i përgjigjen me shprehjen “What the fuck”, një shprehje që Rama e përdori në Pejë, për të ilustruar një situatë absurde të sjelljes së Serbisë ndaj Kosovës.

Ndërkohë i pranishëm në protestë ishte dhe një nga banorët e Unazës së Re, Lutfi Kastrati. Ai bëri thirrje që studentët të vazhdojnë protestën deri në fund.

“jemi me ju. Po mundohen të na përçajnë me burgje e arrestime por ju jeni më të fortë se ne dhe ju ftoj ta çoni kauzën tuaj deri në fund. Ata favorizojnë biznese të lidhura me qeverinë, ne jemi në mbështetjen tuaj pa politikë, sepse jeni në rrugën e drejtë. Protestoj pa bindje politike por për të drejtat tona, vazhdojeni deri në fund”, tha ai.

Studentët kanë thënë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre nesër nuk do të zhvillohet mësimi në të gjithë vendin.

Ndërkohë studentët kanë fillur të shpërndahen por kanë paralajmëruar se sërish protesta do të zhvillohet nesër në të njëjtin vend.

Që nga dita e djeshme studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste