Studentët e gjimnazistët e Elbasanit nisen drejt Tiranës

783
Sigal

Studentët e Elbasanit kanë mbushur rrugët e qytetit. Ata janë mbledhur para universitetit “Aleksandër Xhuvani” me pankarta të shumta në duar dhe thirrje për qeverinë.

“Koha e maskarenjve”; “Baba 90, çuni 2018”, “Jo po portofoli, jo po kompetenca, jo po tremujori, jo po s’punon leva” dhe meme të tjera të kthyera në parulla, studentët kanë marshuar për plotësimin e kërkesave të tyre si ekonomike ashtu edhe për cilësinë e mësimdhënies.

Nga Elbasani Raportohet se ka një fluks të madh gjimnazistësh dhe studentësh që po nisen drejt Tiranës, por mungojnë mjetet e transportit.

Në të gjitha rrethet e vendit ku ka Universitete është bojkotuar mësimi dhe studentët janë bashkuar lëvizjes së madhe.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri