Sqarim i Sigma Interalbanian VIG sh.a lidhur me një shkrim të publikuar në disa portale

1420
Sigal

Në vijim të shkrimit të publikuar në disa portale, më datë 14.10.2019, me titull “ Sigma refuzoi demshperblimin per viktimen e aksidentit te 6-fishte. Apeli e detyron te pguaje”, Ju bëjmë me dije se praktika e dëmit për të cilën bëhet fjalë në shkrim, është ekzekutuar qe ne date 15.11.2018 dhe jo ne baze te vendimeve te gjykates qe citohen ne shkrimin ne fjale. Vlen te permendet se, detyrimi i ketij rasti nuk ka qene detyrim i shoqerise tone, por i Byrose Shqiptare te Sigurimeve.

Kjo pasi, automjeti i cili ka shkaktuar aksidentin, nuk ka qënë i pajisur me policë sigurimi ne momentin e aksidentit, dhe për rrjedhojë dhe praktika e dëmit trajtohet në Byronë Shqiptare të Sigurimeve ne praktikat Fond Kompensimi. Kjo praktike ka ardhur per pagese ne shoqerine tone nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve nepermjet shkreses 4510 Prot., date 06.09.2018 dhe eshte administruar prane nesh më datë 11.09.2018, pasi shoqeria e kishte paguar tashme gjithe Fondin e Kompensimit per vitin 2018. Mjafton te permendim ketu se vetem per vitin 2018, nga ana e shoqerise sone jane paguar detyrime te Byrose Shqiptare te Sigurimeve ne shumen 151,449,321 leke.

Megjithate për pagesën e praktikës së dëmit nga Fondi i Kompensimit për rastin e trajtuar ne shkrim, detyrimi i Byrose eshte ekzekutuar plotësisht ne shumen 8,844,966 leke, ne daten 15.11.2018. Per sqarime te metejshme ne cdo rast mund te kontaktoni me shoqerine tone ne adresen: [email protected].