Specialisti Fadil Kepi: Trajtimi financiar pas kontratës së punës, pensioni për shoferët e autobuzëve, kamionëve e mjeteve të rënda

205

Kushtet që duhet të plotësojnë dhe procedurat që ndiqen për të përfituar pension shoferët e autobusëve dhe kamionëve

Ripunësimi pas pensionit

Pyetje

Profesor Abdyl Sinani në një bisedë telefonike tha: Mbasi dola në pension, kohët e fundit më kanë kërkuar të ripunësohem në një institucion privat. Pyes, a më ndërpritet pensioni dhe a duhet të vazhdoj të paguaj kontributet e sigurimeve shoqërore ?

Përgjigje

Ju mund të rifilloni punë me kontratë dhe do të vazhdoni të përfitoni njëkohësisht pensionin dhe shtesat apo indeksimet që bëhen me vendim Qeverie dhe rrogën në qendrën private të punës, por do të vazhdoni të paguani kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore njëlloj sikur nuk keni dalë në pension. Po të ripunësoheni në sektor shtetëror, ju ndërpritet pensioni dhe për periudhën që do të punoni do të vazhdoni të paguani kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe kur ta ndërprisni punën do të merrni shtesë mbi pension 0,5% për çdo muaj të punuar ose 6% në vit.

Trajtimi financiar pas mbarimit të kontratës së punës

Pyetje

Mjeku Adem Koka nga Burreli shkruan: Më 1 prill 2012 dola në pension të plotë, dhe më 19 këndor 2014 me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rifillova punë me kontratë si mjek në fshatin Komsi ku vazhdoj të punoj me kontratë pune pa ndërprerje. Pyes, si do të trajtohem financiarisht kur të mbarojë kontrata e punës?

Përgjigje

Duke ju uruar punë të mbarë, mbështetur në ligjin e sigurimeve shoqërore nr.104/2014, nga dita që si pensionist keni rifilluar punë me kontratë pensioni ju është ndërprerë, pasi paguheni më rrogë e cila është më e lartë se pensioni, mbasi në punë shtetërore pensionistët nuk mund të marrin njëkohësisht pension dhe rrogë. Kur ta lini përsëri punën, do të dërgoni në agjencinë e sigurimeve shoqërore një dokument zyrtar që mbaroi kontrata e punës me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe sigurimet shoqërore do t’ju aktualizojnë pensionin që e keni ndërprerë kur rifilluat punë më 19.11.2014 me të gjitha shtesat apo indeksimet që i janë bërë pensioneve çdo vit dhe pastaj për çdo muaj që keni punuar me kontratë do të përfitoni shtesë pensioni 0,5% për çdo muaj që keni punuar, baras me 6% në vit. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në agjencinë e sigurimeve shoqërore në Burrel ose në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore në Peshkopi.

Përfitimi i pensionit familjar

Pyetje

Zonja Sare Kovaçi më banim në Domje të Tiranës shkruan: Jam e datëlindjes 10 korrik 1963. Bashkëshorti im mbasi punoi disa vjet në miniera përfitoi pension invaliditeti dhe në vitin 2006 ndërroi jetë. Pyes, cilat janë kushtet që duhet të plotësoj për të përfituar pension familjar dhe dokumentet dhe procedurat që duhet të ndjek.

Përgjigje

Ju pension familjar nga burri, do të merrni 50% të pensionit të tij, në moshën 55 vjeçe nga data 10 korrik të këtij viti nëse jeni pa punë dhe e regjistruar në zyrat e punës, jeni e pa vetëpunësuar, nuk jeni punëdhënëse dhe nuk keni tokë sipas ligjit. Dokumentet që duhet të plotësoni e dorëzoni në agjencinë e sigurimeve shoqërore në Tiranë janë: dhe fotokopje e librezës së tij të pensionit, certifikata e vdekjes së bashkëshortit, certifikata e gjendjes familjare, vërtetim zyrtar që nuk keni tokë, fotokopje e kartës tuaj të identitetit të cilat duhen dorëzuar në agjencinë e sigurimeve shoqërore. Sa herë rriten apo indeksohen pensionet shtohen edhe pensionet familjare. Ju vetë moshën e pensionit e plotësoni 61 vjeçe e 10 muaj më 10 maj 2025 dhe për pension do t’ju kërkohen 15 deri 38 vjet e 8 muaj punë të siguruara. Në këtë datë ju keni të drejtë të vazhdoni të merrni pensionin familjar ose pensionin tuaj cila shumë të dalë më e lartë. Vitet e punës që do të merrni pension familjar nuk ju quhen vite pune për pensionin tuaj. Fëmijët nuk përfitojnë pension mbasi kanë plotësuar moshën 25 vjeç.

Rillogaritja e pensionit

     Pyetje

Pensionisti Gjon Mirash Qosaj nga nga Kelmendi-Tamarë i Malësisë së Madhe Shkodër shkruan: Jam 82 vjeç dhe kam punuar i siguruar në ndërmarrjen e shfrytëzimit të pyjeve për 36 vjet dhe marr 15.000 lekë pension në muaj në një kohë kur shokët e mi që dalin në pension në vitin 2018 me vite pune të barabarta, marrin rreth 20.000 lekë pension. Mua pensioni më duket i ulët. Pyes, si duhet të veproj që të kërkoj rillogaritje të pensionit, nëse ka ndonjë gabim të mundshëm ?

Përgjigje

Duke ju uruar shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, mendoj se nga dita që keni dalë në pension para 22 vjetëve përfshi shtesat që janë bërë pensioneve çdo vit, masa e pensionit që merrni aktualisht është më e lartë përfshi këtu edhe indeksimin e pensioneve me 2,8% sipas vendimit të Qeverisë nr.348, datë 12.6.2018, i cili ka hyrë në fuqi nga data 1 korrik të këtij viti. Miqësisht ju sugjeroj që këtë letër t’ia drejtoni drejtoreshës së sigurimeve shoqërore në Shkodër duke shënuar edhe numrin e librezës së…

(për më tepër lexoni gazetën “Telegraf”)