Specialisti Fadil Kepi: Pensionistët ankohen, nuk jemi të pajisur me librezë pensioni. Ja si duhet të veprojnë emigrantët

1745
Sigal

Sigurimet vullnetare për emigrantët

Pyetje

Mësuesi i mirënjohur nga Preza, Kujtim Xhepexhiu shkruan: A kanë të drejtë fëmijët tanë emigrantë të bëjnë sigurime vullnetare për të përfituar pension, sa lekë duhet të paguajnë dhe cilat janë procedurat?

Përgjigje

Legjislacioni i sigurimeve shoqërore i merr në mbrojtje të gjithë emigrantët kudo të jetojnë, mbasi edhe kushtet për të përfituar pension për emigrantët është i njëjtë me ata dhe ato që punojnë e jetojnë në Shqipëri. Aktualisht deri në fund të këtij viti gratë dalin në pension në moshën 60 vjeçe e 8 muaj dhe burrat në moshën 65 vjeç pavarësisht se banojnë në Shqipëri apo në emigracion, kur ka secili 15 deri 36 vjet e 4 muaj punë të siguruara në vendin tonë Pavarësisht nga gjinia e tyre nga mosha 18 vjeç kanë të drejtë të bëjnë sigurime vullnetare në Shqipëri të gjithë emigrantët kur kanë nënshtetësi shqiptare apo dy nënshtetësi, për të përfituar pension, pavarësisht se në shtetin ku jetojnë e punojnë qoftë dhe të siguruar atje si në Greqi, Itali, Francë, Angli, etj. Pagesa vjetore e kontributeve është rreth 63 mijë lekë. në rastet kur pagesat e kontributeve paguhen paradhënie këtë vit për vitin 2019, në vitin 2019 për vitin 2020 e kështu me radhë deri në vitin që personi plotëson moshën e pensionit, shumës vjetor i bëhen ulje 6% baras me rreth 3.800 lekë në vit më pak. Në rastet kur pagesat bëhen për vitet e kaluara si për shembull 2017,2016, etj, nuk bëhen ulje. Fillimisht të interesuarit, vetë emigrantët kur vijnë në vendin tonë apo prindërit e tyre, duhet të paraqiten në agjencitë e sigurimeve shoqërore dhe të marrin një “Urdhër veprimi” ku përcaktohet periudha që do të sigurohet dhe paraqitet në një bankë të nivelit të dytë ku kryen pagesën. Banka e pajis personin me një “mandate pagesë” të cilin duhet ta ruaj, dhe një kopje tjetër banka ia dërgon sigurimeve shoqërore. Drejtoritë e sigurimeve shoqërore në bazë të shumave të paguara e pajisin të interesuarin me librezë kontributesh të firmosur e vulosur nga titullari i sigurimeve shoqërore. Për vitet e punuara dhe të siguruara jashtë vendit, emigrantët do të përfitojnë pensione sipas legjislacionit të shtetit përkatës, por njëkohësisht do të marrin edhe pension në vendin tonë. Pensioni në Shqipëri paguhet një herë në muaj vetëm në lekë. Sa herë shtohen apo indeksohen pensionet, rriten edhe pensionet e emigrantëve pa qene e nevojshme të paraqesin dokumente shtesë. Pensionet e pa tërhequra mund të merren deri në 3 vjet. Pensionistët kanë të drejtë të autorizojnë sigurimet shoqërore që pensioni t’i depozitohet çdo muaj në bankë, ose të autorizojnë një pjesëtar të familjes së tyre në Shqipëri për tërheqjen e pensionit çdo muaj.

Pensionistët pa librezë pensioni

Pyetje

Disa pensionistë nga rrethe të ndryshme të vendit, në letrat e tyre ankohen për të njëjtin problem: Kemi 3-4 muaj që kemi dalë në pension dhe sigurimet shoqërore nuk na kanë dhënë librezë pensioni me pretendime se s’ka libreza, nuk është bërë tenderi, etj. Pyesim, a është i ligjshëm ky veprim dhe si duhet të veprojmë?

Përgjigje

Shqetësimi juaj është i drejtë. Mbështetur në nenin 62/1 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.9377, datë 21.4.2005:”Personi i siguruar ka të drejtë të informohet zyrtarisht për kontributet dhe përfitimet nga sigurimet shoqërore”. Sipas kapitullit të VII-të, të “Rregullores të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, nr.1, datë 21.10. 2008, miratuar nga Ministri I Financave që është njëkohësisht Kryetari I Këshillit Administrativ në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Tiranë: “ pensionistit mbas 42 deri 60 ditë kalendarike i jepet libreza e pensionit me fotografi, ku shënohen, data e lëshimit, lloji i pensionit, numri i dosjes, paga mesatare mbi të cilën është llogaritur pensioni, periudha e sigurimit dhe kompensimet”, e firmosur dhe e vulosur nga drejtori ose zëvendës/drejtori. Në raste të veçanta kur mungojnë librezat e pensionit (për një periudhë të shkurtër), drejtoritë e sigurimeve shoqërore janë të detyruar ta pajisin pensionistin me “VËRTETIM ZYRTAR I BARASVLERSHËM ME LIBREZË PENSIONI”, të plotësuar me të gjitha të dhënat e mësipërme, përsëri të firmosur e vulosur nga titullari apo zëvendës/titullari, deri në pajisjen me librezë pensioni, shuma e pensionit, data e fillimit të pagesës. Në rast të kundërt nëse personi nuk i plotëson kushtet për të…

(për më tepër lexoni gazetën “Telegraf”)