Sigal

Procedurat për të përfituar pension

Pyetje

Në një letërë dërguar në gazetën “Telegraf”, lexojmë: “cili është ndryshimi ndërmjet sigurimeve vullnetare dhe vetsigurimeve në bujqësi” sa lekë duhen paguar në vit, procedurat që duhen ndjekur dhe përfitimet.

Përgjigje,

-Sigurime vullnetare mbështetur në ligjin e sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993 kanë të drejtë të bëjnë shtetasit shqiptarë pavarësisht nga gjinia që kanë plotësuar moshën 18 vjeç për të shtuar periudhat e siguruara pavarësisht se banojnë në vëndin tonë ose në emigracion, me kusht që për periudhën që kërkojnë të sigurohen të kenë nënshtetësi shqiptare ose dy nënshtetësi.

-Shuma që duhen paguar aktualisht është 62.208 lekë në vit baras me 5.184 lekë në muaj, e cila është llogaritur mbi bazën e pagës minimale bruto që është 24 mijë lekë në muaj.

-Sigurime vullnetare mund të bëhen edhe mbi pagën minimale bruto 24 mijë deri në 105.850 lekë për të shtuar kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, mbasi sipas ligjit të sigurimeve shoqërore nr.104/2014, datë 31 korrik 2014, botuar në fletoren zyrtare 137, masa e pensionit nuk ka tavan por varet nga shuma e viteve të punës të siguruara dhe paga mesatare bruto mujore mbi të cilat janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetsore.

-Kur sigurimet vullnetare paguhen paradhënie për vitin e ardhshëm shumës së mësipërme vjetore i bëhen ulje 6% baras me 3.732 lekë, nëse paguhen për 6 muaj ulja është 3% dhe për 3 muaj 1,5%, ndërsa kur bëhen për vitet e kaluara nuk bëhen zbritje.

-Për të bërë sigurime vullnetare, të interesuarit fillimisht duhet të paraqiten në agjencinë e sigurimeve shoqërore të bëjnë aktmarrëveshje për periudhat që personi dëshëron të paguaj, mbasi merr një kopje të aktmarrëveshjes paraqitet në një bankë të nivelit të dyte e cila e pais me mandat pagese ndërsa një kopje të mandat pagesës ia dërgon zyrtarisht sigurimeve shoqërore.

-Sigurimet vullnetare mund të bëhen për periudhat e pasiguruara nga 1 tetori i vitit 1993, kur  shtetasit shqiptarë pavarësisht nga gjinia e vëndi ku banojnë, deri në plotësimin e moshës së pensionit të pleqërisë.

-Sigurimet vullnetare mund të bëhen para plotësimit të moshës së pensionit për të dyja gjinitë.

-Duke u siguruar vullnetarisht personat përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti, familjar por jo leje e shpërblim  lindje.

-Sigurime si të vetpunësuar në bujqësi bazuar në ligjin e mësipërm, kanë të drejtë të bëjnë shtetasit shqiptarë nga mosha 16 vjeç pavarësisht nga gjinia të cilët kanë marrë tokë sipas ligjit nr.7501, datë 19.7.1991,  banojnë në një qark ku kanë tokën, kanë blerë tokë ose kanë marrë tokë me qera me dokumenta të rregullta dhe merren me aktivitet bujqësor e blegtoral.

-Sipas Vendimit të Qeverisë nr.1206, datë 11.12.2009:”njihen periudha sigurimi  nga data 1.10.1993 deri më 1.5.2004, për të cilat, të vetpunësuarit në bujqësi kanë paguar kontributet  si fermerë deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pavarësisht nga vëndbanimi në kohën e kryerjes së pagesës”. Pagesat e kontributeve si të vetpunësuar në bujqësi, nga data 1.5.2004 e në vazhdim u njihen vetëm fermërëve që banojnë në qarkun ku kanë tokën e zhvillojnë aktivitet bujqësor e blegtoral.

-Në rastet kur fermerët kanë paguar kontributet si të vetpunësuar në bujqësi edhe kur kanë banuar në qarqe ku nuk kanë patur tokë, mbështetur në pikën 12/1, të vendimit të Qeverisë nr.551, datë 27.7.2016, botuar në fletoren zyrtare 147, “shumat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe kamatëvonesave të kryera brenda pesë viteve nga data e konstatimit i kthehen të plota. Këto shuma, në marrëveshje midis palëve, mund të konvertohen edhe si periudha sigurimi, në nivel minimal në skemën e sigurimeve shoqërore vullnetare, me kuotat e kontributit të kësaj skeme për vitet përkatëse korresponduese për të cilat ishte bërë sigurimi si i vetpunësuar në bujqësi”.  Procedurat e kthimit të shumave të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe kamatrëvonesave të paguara apo procedurat e konvertimit të tyre në kontribute në skemën e sigurimit shoqërore vullnetar përcaktohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili me shkresën nr.6905, datë 25.8.2016, dërguar drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore ka dhënë sqarimet e duhura për zbatimin e vendimit të mësipërm të Qeverisë.

-Shuma e kontributeve që duhen paguar si të vetpunësuar në bujqësi në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, paguajnë aktualisht kontributet e sigurimeve shoqërore 29.400 lekë në vit dhe 3.768 lekë për sigurimet shëndetësore, gjithsej 33.168 lekë në vit,  ndërsa rrethet e tjera paguajnë 38.400 lekë në vit dhe për sigurimet shëndetësore 3.768 lekë, gjithsej 42.168 lekë në vit.

-Kontributet e sigurimeve si të vetpunësuar në bujqësi mund të paguhen një herë në 3 mujë , por jo më vonë se dita e fundit të muajit të tretë të çdo tremujori kalendarik dhe konkretisht para datës 20 prill për tremujorin e parë, 20 korrik për tremujorin e dytë, 20 tetor për tremujorin e tretë dhe 20 janar për tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

-Personat e vetsiguruar në bujqësi përfitojnë pensione pleqërije, invaliditeti, familjarë dhe gratë lejet e shpërblimet e lindjes kur para lejes së paralindjes kanë 12 muaj punë të siguruara dhe gjatë shtatazanisë të paktën një  muaj punë gjithashtu të siguruara.

-Personat që janë të vetpunësuar në bujqësi, kur plotësojnë moshën e pensionit por nuk kanë plotësuar minimimun e viteve të punës prej 15 vjet, sipas vendimit të Qeverisë nr.77. datë 28 janar 2015, mund të bëjnë sigurime si të vetpunësuar në bujqësi edhe pas plotësimit të moshës së pensionit.

-Sqarime më të hollësishme për sigurimet vullnetare dhe si të vetpunësuar në bujqësi të interesuarit mund të marrin në agjencitë, drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore dhe administratorët e zonave rurale.

-Personat të cilët janë në marrëdhënie pune në sektorin shtetëror e privat, por që kanë edhe tokë, janë të detyruar të bëjnë cdo muaj sigurime të detyruesheshme në qëndrën e punës së tyre dhe jo si të vetpunësuar në bujqësi.

LEJA E SHPËRBLIMI I LINDJES

-Femrat që kanë punuar të siguruara përfitojnë edhe lejen e shpërblimin e lindjes kur para fillimit të lejes kanë të siguruara gjithsej 12 muaj punë në sektor shtetëror, privat ose si të vetpunësuara në bujqësi përfshi dhe periudhat e pagesës së papunësisë dhe gjatë shtatzanisë gruaja duhet të ketë punuar e siguruar të paktën një muaj. Nuk quhet vjetërsi pune për leje lindje periudha e studimeve të larta, ndihmës ekonomike e sigurimeve vullnetare.

-Sipas nenit 27 të ligjit nr.104/2014, leja e lindjes është 365 ditë kalendarike  kur nëna në shtatzani  ka një fëmijë e cila ndahet 35 ditë para dhe 330 ditë pas lindjes, ndërsa kur nëna ka në shtatzani binjakë leja e lindjes është 390 ditë kalendarike nga e cila ndahet 60 para dhe 330 pas lindjes. Leja e paralindjes jepet nga mamia ose mjekja që ka ndjekur shtatzaninë. Nëna që birëson fëmijën e moshës deri një vjec dhe ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtë për leje pas lindjes, e cila fillon ditën e birësimit, por jo para 63 ditëve të lindjes së fëmijë dhe vazhdon jo mëshumë se 330 ditë kalendarike nga dita e lindjes së fëmijës. Në rastet kur ditët e paralindjes nuk konsumohen nga nëna të gjitha, nuk i shtohen lejes së pas lindjes. Ditët e para lindjes dhe 150 ditë pas lindjes paguhen me 80% të pagës mesatare neto të 12 muajve të fundit të punës ndërsa ditët tjera deri në përfundim të lejes paguhen me 50% të pagës së mësipërme. Mbas 63 ditëve të paslindjes, nëna vendos vetë nëse do të rifilloj punë. Periudha e lejes së lindjes e pagueshme njihet vjetërsi pune për pension. Shpërblimi i lindjes është 12 mijë lekë për një fëmij të lindur dhe paguhen me fondet e sigurimeve shoqërore ashtu si raportet mjeksore. Kur prindi e regjistron fëmijën në zyrën e gjendjes civile, bashkia jep shpërblim 5 mijë lekë për çdo fëmijë të lindur.

-Kur nëna nuk i plotëson kushtet e mësipërme për të përfituar vetë lejen e lindjes me pagesë, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i fëmijës i cili ka punuar i siguruar 12 muaj para lindjes së fëmijës.

-Në vëndin tonë në vitin 1990, kanë lindur 82.125 fëmijë , baras me 225 fëmijë në ditë, ndërsa në vitin 2017 lindën 30.869 fëmijë ose 85 fëmijë në ditë.

PERIUDHAT E PUNËS QË NJIHEN PËR PENSIONE

-Për të dy gjinitë, njihen pune për pension invaliditeti, familjar dhe pension pleqërie edhe koha e paguar si nxënës në ekonomi, e stazhit mbas mbarimit të shkollës së mesme, e vetsiguruar në bujqësi nga mosha 16 vjeçe, sigurimeve vullnetare nga mosha 18 vjeçe, pagesës së papunësisë ose asistencës, ditët e paguara me raporte mjeksore, koha e përfitimit të pensionit të plotë ose të pjesshëm të invaliditetit sipas nenit 58 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993, periudha e kryerjes së dënimeve me heqje të lirisë për motive politike sipas ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 duke njësuar një vit burg me 2 vjet punë për pension, koha e internimeve dhe dëbimeve politike nga mosha 15 vjec duke barazuar një vit internim ose dëbim me një vit punë, koha e vuajtjes së dënimit për motive ordiniere kur të dënuarit kanë punuar mbështetur në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998, periudha e paguar si kujdestare për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë bazuar në vendimet e Qeverisë nr.326, 328 datë 12.3.2009, periudhat e largimit nga puna e të paguara me vendim gjykate, kur të interesuarit kanë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

-Nuk quhen vjetërsi pune për pension…

(për më tepër lexoni gazetën “Telegraf”)