Sot Tirana zbarkon para Kuvendit. Jashtë protesta, brenda betohen “rilindësit” e rinj. Analisti Jazaj: Mandatet dhe mandatat, tradhtarët të gjithë i përdorin dhe, të gjithë i urrejnë. Ambasada e SHBA njofton shtetasit e saj të shmangin zonën e protestës

962
Sigal

Tradhtarët të gjithë i përdorin, dhe të gjithë i urrejnë…

 

Nga Agim Jazaj

 

Vite më parë nëpër rrugët e Vlorës, një grup këngëtarësh të humor-thumbit, të bërë paksa sarhosh, ia thoshin këngës shtruar:

Dridhu e përdridhu,

Si lesht’e Arapit,

Nga lesht’e Currës.

Me lesh’ e T…..!

Disa kureshtarë iu afruan grupit të këngës dhe iu ofruan bashkëqytetarëve të tyre nga një faqore: “Raki Skrapari” duke dhe i pyetur: “Çdo të thoshte vargu i këngës”, që nuk kishte të pushuar dhe kishte pushtuar gjithë rrugët me karron e Ladit, karroja ku ka hipur edhe Ismail Qemali, sigurisht, sozia e tij!

Shqeto dhe shkoqur nga grupi aso kohe, shpjeguan: Vargjet dhe kënga e momentit lidhej me disa të quajtur: ; “Dredharak, Bredharak e Kredharak”, të ashtuquajtur këshilltar partish që “kapërcenin ylberin”; hidhu-pirdhu, nga partia te kusia, nga zgjedhësit që i kishin zgjedhur tek partia që i kish pjerdhur, duke përdorur mandatin sikur të ishte i tyre, të ishin votuar direkt këta përfaqësues, kupto mospërfaqësues, duke tradhtuar votuesit…

Mirëpo këngën e hershme, thoshin madje dhe betoheshin se ishte dëgjuar edhe dje taze, te ish-fabrika e “Orizit”, nëpër rrugët e Vlorës!… Ndoshta kishte “dhënë impaktin” e saj kënga e hershme, për ata që kanë aftësi për të dëgjuar, mundësi për t’u korrigjuar dhe zotësia për të drejtuar, ata që dëgjojnë, shikojnë dhe arsyetojnë…

Edhe deputetët e opozitës së bashkuar, në qarkun e Vlorës, i kanë dorëzuar mandatet, madje nuk i kanë pranuar, i kanë refuzuar edhe kandidatët e listës pasardhëse të Vlorës. Duke e dëgjuar haberin taze, dje nga goja e kryetarit të PD Vlorë; Genc Deromema, sikur ia kishin dhënë sërish këngës, teksa kishin dëgjuar të pabesët, besëprerët e ditës:

Të pa besët,

 Besë prerët,

 Janë përvesët,

 Janë të dhjerët…

 Të pa besë,

 E të pa lyrë,

 Futen në stallën këllirë!…

 

Tradhtarët të gjithë i përdorin dhe të gjithë i urrejnë!

 

Vendimi për djegien e mandateve nga Opozita e bashkuar, kishte kohë që flitej e diskutohej në opinionin, publik, të hidhëruar e i bërë farmak, në forumet përkatëse… Ndërsa vendimi u mor pas verifikimit, miratimit të “Referendumit, Votës Plebishitare”, të sovrani, i cili votoi më datën 16 shkurt 2019, me shumicën absolute kundër qeverisjes së: Krimit, Abuzimit, Kanabizimit, Zbrazjes së vendit, Shëmtimit të racës shqiptare. Ishte vota plebishitare e Sovranit të djathë, po dhe të majtë; për të dorëzuar mandatet deputetet e Opozitës së bashkuar, për të qenë besnik me sovranin, përballë abuzimit pervers të pusht-pushtetit-shtetit, me votën e sovranit të qeverisjes së Rilindjes të kryeministrit Rama. Rilindja nuk Rilindi shpresën, por vrau shpresën, Rilindi mjerimin, varfërinë, padrejtësinë, krimin, kanabizimin, zbrazjen e vendit për shqiptarët… Edhe pas kësaj hataje të sotme, me kujën e të nesërmes, a kanë sy të shikojnë, a kanë vesh të dëgjojnë, a kanë logjikë të veprojnë, a kanë kufi të dallojnë, a mund të zëvendësojnë vesin me virtytin?!

Po, këta të parët, që dorëzuan mandatet, mos i dorëzuan për t’i marrë ju të dytët, për të sjellë ju mandatën?! Ata dorëzuan mandatin, hoqën mburojën ligjore, sakrifikuan pagat e majme, për të mos pasur frikë nga ligji apo për t’u mbrojtur nga SPAK-u?!

Por, të verbrit nga trutë, kanë sy e nuk shikojnë, kanë veshë e nuk dëgjojnë, kanë mend e nuk mendojnë. Ata e duan partinë për veten e tyre. Të fillojë nga vetja e të gjithë për vete… Dhe harrojnë se vendimet për t’i futur në listat e mbyllura, i kanë marrë forumet e partisë dhe jo zotësia, muskujt, aftësia e tyre, e cila është e pa shpalosur e pa njohur për votuesit. Votuesi s’u njeh as emrin këtyre njerëzve, pa emër, të bërë emër…

Votuesi këtyre tradhtarëve ka të drejtën e zotit dhe me të drejtë t’i quaj dhe t’i ndëshkojë për tradhti kombëtare:

Askush dhe çdo tradhtar me vulën e tradhtisë në ballë, nuk ka aspak të drejtë e kurrë dinjitet të abuzojë, të tradhtojë e spekulojë me votën e sovranit.

Sovrani ka votuar për partinë, ka besuar partinë me ligjin aktual, me listat e mbyllura. Njerëzit prapa liste nuk i njeh as si surrat dhe ata kurrë nuk kanë të drejtë të deformojnë votën e sovranit.

Vargjet e hershme të poetit vlonjat: Ali Asllani – kanë një tingëllim e drithërim aktual:

“Sidomos ju dredharakë,

 ju me zemër aq të nxira,

Ju dinakë ju shushunja,

ju gjahtarë në errësira”….