“Sot në orën 10:00”, ambasada thirrje për ata që duan të studiojnë në SHBA: Si të aplikoni online

961
Sigal

Ambasada amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për ata që duan të studiojnë në SHBA. Në orën 10:00 sot nis bashkëbisedimi online me 80 universitete në një panair virtual.

Tek kjo lidhje virtuale, ata që janë të interesuar për të studiuar në SHBA mund të marrin këshilla se si të aplikojnë.

“??️ | Ëndërroni të studioni në Shtetet e Bashkuara? Bashkohuni me EducationUSA dhe CollegeWeekLive sot, ora 10:00 (ora shqiptare), për të bashkëbiseduar online me më shumë se 80 universitete në panairin virtual të kolegjeve organizuar vetëm për studentët ndërkombëtarë. Bisedoni me universitete dhe kolegje, merrni këshilla nga ekspertët se si të filloni me aplikimet, si të shkruani esetë dhe si të përgatiteni për provimet e pranimit. Regjistrohuni tani http://edusa.collegeweeklive.com/”, shkruan ambasada amerikane në “Facebook”.