‘S’mund të jetoni në SHBA..’, paralajmërimi i ambasadës amerikane

742
Sigal

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të përfitojnë viza turistike.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada ka dhënë mesazhin e qartë se vizat duhet të përdoren për vizita tek familjarët apo për turizëm dhe jo për të punuar dhe jetuar në SHBA.

“?? | Vizat turistike duhet të përdoren për udhëtime të shkurtra në Shtetet e Bashkuara – si vizitat tek familjarët apo turizëm. Kjo kategori vize nuk është për të punuar, ndjekur shkollën apo për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që jeni duke ndjekur rregullat e vizës kur jeni duke udhëtuar në SHBA!’, shkruan Ambasada e SHBA-ve në ‘Facebook’.

Vizat Ambasada