Skandali me operacionet në spitalin shtetëror Investigimi / Zv/ministri shqiptar i Shëndetësisë merr 1000 euro për operacionin e prostatës dhe 100 euro për synetllik. Si ndërhynte shtetari që të mos paguheshin 150 euro për analizat në këmbim të pagesave nën dorë. Ja bisedat e regjistruara

691
Sigal

Investigimi në Maqedoni\ Operacioni do të kryhej në spitalin shtetëror të Strugës

Zv. Ministri i Shëndetësisë merr 1000 euro për operacionin e prostatës, 100 euro për synetllëk

Fiks Fare solli mbrëmjen e të hënës një investigim ku zv.Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit.

Z.Asim Musa, mjek urolog, me detyrë zv.Ministër Shëndetësie kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë kundrejt 1000 eurove . Investigimi i Fiks Fare që zgjati tre muaj zbuloi pazaret që bën zv. ministri brenda ambienteve të spitalit.. Z.Musa ka qenë prej tre vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë. Dy vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe një vit në Spitalin e Nefrologjisë, ku falë edhe pushtetit të tij kryente ndërhyrje për prostatën, por bënte edhe synetlliqe.

 

Fiks Fare udhëtoi drejt Strugës pas denoncimeve të shumta se zv. Ministri i Shëndetësisë kryente operacione kundrejt ryshfetit.

Fillimisht bashkëpunëtorët e Fiksit shkëmbyen mesazhe për të lënë orarin dhe vendin e takimit, pasi zyrtari gjatë javës qëndronte në kabinetin qeveritar në Shkup.

 

Fiksi arriti të takohet me zv. ministrin, i cili pohon se duhen bërë analizat për të parë nëse pacienti kishte nevojë për ndërhyrje. Në biseda ai tregon se operacionin do ta kryente në spital dhe se kushtonte 1000 euro, dhe ky çmim jepej nga zv. ministri. Nëse pacienti do të ishte shfaqur në rrethana të tjera do të duhej të paguante më shumë për këtë operacion diku tek 1100-1200 euro. Por Zv. Ministri i siguroi bashkëpunëtorët e Fiksit se do ua hiqte barrën prej 150 eurosh që kushtonin analizat , duke ia faturuar gjithçka brenda paketës prej 1000 euro dhe këtë do e bënte duke shkruar se pacienti edhe analizat i kishte kryer në po të njëjtën ditë që do të kryente edhe operacionin. Madje sipas tij analizat duhet të kryheshin po aty, pasi ishin më të sakta se në Shqipëri. Zv ministri pohon në bisedë e sipër se ai mundëson edhe ndërhyrje synetlliku kundrejt pagesës prej 100 euro. Edhe pse takimi midis palëve ishte pak i vonuar në kohë zv. ministri e arsyeton se kjo ka ndodhur për shkak të angazhimeve të tija në kabinetin qeveritar. Në përfundim të bisedës bashkëpunëtorët iu drejtuan zv. ministrit nëse mund ta kryenin pagesën që në atë moment për paketën me “skonto” që ai u kishte paraqitur në total 1000 euro, por Z.Musa u kërkoi që pagesa të kryhej ditën e ndërhyrjes. Pyetjes së bashkëpunëtorëve të Fiksit se a duhet të linin kapar për atë çka kishin rënë dakord zv. Ministri i Shëndetësisë u thotë se mjafton një 50 eurosh për qejf, por që këto pare nuk përfshiheshin në çmimin e operacionit. “Le ta quajmë një kafe, nëse keni qejf, pastaj për të tjerat do flasim” shprehet ai.

……………………………………..

Fiksi – Doktor si je si ke kaluar?

Zv. Ministri – Mirë, ju?

Fiksi – tani hall me qenë i mirë, hall me qenë i keq.

Zv. Ministri – Po qe i mirë të binë në qafë kështu si puna ime

Fiksi 2 – Unë kam edhe një problem se kam kaluar lutemi. Nujlode acute.

Zv. Ministri – Para sa kohësh?

Fiksi 2 – Akoma kontrollohem

Zv. Ministri – Do kontrollohesh …

Fiksi 2 – Tërë jetën

Zv. Ministri – Po pra tërë jetën

Fiksi 2 – Kështu më thanë mua, ju thashë kështu do të rri tërë jetën?

Zv. Ministri –Në sa kohësh kontrollohesh në tre muaj, gjashtë muaj?

Fiksi 2 – Bravo gjashtë muajsh.

Zv. Ministri – sa ke?

Fiksi2 – Kam shtatë vjet.

Zv. Ministri – Shtatë vjet?

Fiksi 2– Tani problem është se jeni lidhur bashkë, por unë dua që t’i bëjmë, kam bërë shumë gjëra atje. Në Shqipëri kam bërë një provë për ujë. Sa ujë mbante fshikëza. Pra bëri eko, piva ujë, shkova në banjë dhe mbas asaj vajta prapë. Nuk e di si e quani ju, nuk e di se nuk jam mjek.

Zv. Ministri –Urino cituale. Sa ishte?

Fiksi 2– Eshtë goxha e zmadhuar.

Zv. Ministri – Jo sa ishte urino cituale?

Fiksi 2– të them të drejtën i kam letrat atje. Të vendosim paraprakisht ndonjë … Kur të vijmë, kur të jesh ti më i lirë

Zv. Ministri – Jo, jo do ti bojmë këtu ne, po thashë mos i ke bërë gati e sot ke ardhur për operacion këtu. Atëhere do të vij të mërkurën

Fiksi 2– Po

Zv. Ministri – Dhe t’i bëni këtu.

Fiksi 2 – Do i bëj këtu

Zv. Ministri – Po, janë më të sigurta

Fiksi – Bëhen analizat paradite besoj dhe pastaj operacioni kur vendoset?

Zv. Ministri – Për operacionin vendosim të mërkuren ne, në qoftë se na del se duhet bërë. Flasim të mërkuren për të mërkurën tjetër pastaj.

Fiksi – Dua ta kesh në dorë ti?

Zv. Ministri – Po, po mos ki problem

Fiksi 2–Urostratin e përdorë çdo ditë.

Fiksi – Problemi është, dua me ditë sa është analiza, sa është operacioni. Në daç t’i likuidojmë tani, në daç nesër, pasnesër kur të duash ti

Zv. Ministri –Nuk është temë diskutimi ajo tani. Të kryejmë pjesën mjekësore e të them është për operacion, duhet bërë. Do bëhet në këtë mënyrë, këtu kështu, këtu ashtu e tani ti vendos jo unë e dua këtu sa shkon kjo e atëherë të them unë. S’ka problem

Fiksi – Ai është i mbyllur si muhabet duam të parapërgatitemi për vetën tonë se s’është problem.

Zv. Ministri – Tani supozojmë se duhet bërë. Në qoftë se i bëjmë analizat, ekon, citoskopin e krejt nga e mërkura, mundet të vejë 100 – 120 – 130 – 150 euro komplet. Në operacion shkon 1000 euro. Bashkë me këto shkojnë 1200 – 1100 euro. Në qoftë se i bëjmë dhe vendosim për operacion që do bëhet këtu atëherë unë i fus në një pako aty është domethënë 1000 euro, duke llogaritur analizat sikur janë bërë atë ditë që hynë në sallë. Dhe këtë gjë mundet ta bëj t’i fus brenda, në qoftë se vendosim ta bëjmë këtu dhe jo më shumë se një javë. Mos e çojmë dosjen dhe i bëjmë sikur e keni bërë sot analizat, nesër po është pjesë e kësaj dosje

Fiksi – Dhe dua ta operosh ti?

Zv. Ministri –Po, po unë po unë flas për vete për të tjerët të shikoj e të vizitoj tjetër kush.

Fiksi –Prandaj të morëm ty

Zv. Ministri –Po, po për vete kjo është. Kam punuar atje, kam punuar tek Hygea, atje ishin 2500 – 2700 – 2200 varet nga përmasat që kemi

Fiksi – Erdhëm këtu dy herë, jo s’është këtu, jo s’është këtu jo është në ministri, jo po këtej jo po andej…

Fiksi 2 – Doktor sikur t’ia bëjmë në Shqipëri nja dy analiza?

Zv. Ministri – E di s’ma merr medja se i bën ajo në Korçë, këtu i bëri ajo. Në qoftë se është për operacion i fusim aty atë ne. Në qoftë se nuk është për operacion analizat do vënë nga 100 deri 150 euro.

Fiksi –Çfarë analizash do bëjmë?

Zv. Ministri – Do bëjmë gjakun komplet, veshkat, do bëjmë gjithë gjakun për atë koagulimin që thua ti, për hollimin e gjakut dhe do bëjmë citoskopinë që ta shohim si duket sa e madhe është dhe qa ka brenda. Të gjitha këto, vetëm citoskopia me pa me sy vete diku 50 euro. Eko është 20 euro dhe gjaku komplet shkon 70 – 80 euro, vete tek 150 euro, 150 e ca po. Po është për operacion e fusim një çmim që e ka aty 300 euro aq mundësi e kam sikur janë bërë një ditë para se me hy në sallë.

Fiksi 2– jo më përpara ë?

Zv. Ministri –Po. po

Fiksi 2– Që të ulet diçka ë?

Zv. Ministri –Po. Po

Fiksi –Po të pyes si specialistë tani edhe si qeveritar pse i kanë hequr synetlliqet tek ne në Shqipëri si lënë më nëpër spitalet?

Zv. Ministri –Nuk i lënë?

Fiksi – Nuk i lenë

Zv. Ministri – Se di?

Fiksi –Këtu i lënë?

Zv. Ministri – Po

Fiksi –Kush i mbulon?

Zv. Ministri –Në spital bëhen pagesa private edhe këtu bëhen.

Fiksi – Sa shkon këtu?

Zv. Ministri – Këtu 100 euro shkon, Kur të bëhen analizat flasim

 

Fiksi: Tani unë thashë, kaparin ta lë tani? Që të flasim më parë.

Zv Ministri: Jo, jo ,tani një kafe thjeshtë. Që nuk hyn tek ajo pjesa.

Fiksi: Bukur, atëherë për qejf po të lë një kafe.

Zv.Ministri : Po për qejf mundesh një kafe. Për ato të tjerat do flasim pastaj.

Fiksi: 100 euro?

Zv Ministri: Jo, bën me shenjë (vetëm 50 euro).