Skandali/ Marketet e Durrësit të mbushur me ushqime të skaduara

777
Sigal

Gjobiten dy markete në qytetin e Durrësit, shisnin ushqime të skaduara

 

Produktet e bllokuara: Majonezë, salcë domatesh, lëng limoni, pije freskuese

 

Dy markete që operojnë në qytetin e Durrësit, në zonën e plazhit janë gjobitur nga AKU pasi rezultuan me një sërë shkeljesh. Bëhet fjalë për subjektin “Arben Braho” dhe “Ardit Lame” me aktivitet “Market”, të cilët janë gjobitur përkatësisht me nga 200 mijë lekë secili. Siç njofton, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, marketi “Arben Braho” ushtronte aktivitetin në një ambient të pasistemuar me një pjesë të produkteve të vendosura në dyshemenë.

Gjithashtu konstatuan disa pije freskuese të skaduara, të cilat u bllokuan me urdhër të AKU si dhe disa produkte që nuk ishin të pajisur me etiketa në gjuhën shqipe, apo që nuk i dispononin ato fare për të cilat nga ana e subjektit pretendohej se ishte uthull dhe lëng limoni.

Ndërsa, nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Ardit Lame” rezultoi se librezat në lidhje me vërtetimin e gjendjes shëndetësore të punonjësve nuk disponoheshin, një pjesë e produkteve ushqimore të ambalazhuara paraprakisht. Ndërkohë, edhe ky market kishte produkte të sistemuara në dysheme, apo çfarë është më e keqja, shisnin salcë domate dhe majonezë të skaduara, duke u shndërruar në një rrezik serioz për turistët.

Ky kontroll u krye në prag të nisjes së sezonit turistik, ku Durrësi është një nga qytet më kryesore të Shqipërisë që grumbullon mijëra pushues gjatë verës.