Situatë alarmante për popullsinë, ulen lindjet, publikohen shifrat, Vlora dhe Gjirokastra…

728
Sigal

Zhvillimi me shpejtësi dhe evolucioni teknologjik duket se i ka hutuar edhe shqipëtarët. Numri i lindjve në vendin tonë po shënon nje rënje të frikshme duke rreëikura në  këtë menyre edhe rritjen normale të popullisë.

Nga viti në vit numri i lindjeve po bie me shpejtësi, duke sinjalizuar një situatë tashmë alarmante për popullsinë e vendit. Zhvillimet demografike po bëhen dramatike kjo e shpjeguar edhe prej emigracionit të lartë të moshave të reja, duke sinjalizuar një perspektivë jo të mirë për zhvillimet sociale dhe ekonomike në vend.

INSTAT ka publikuar shifrat e frikëshme. Gjatë 9 mujorit 2018 numri i bebeve të lindura ishte 22 për qind më e i ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këtë vit lindën 5266 bebe më pak dhe kjo rënie është shumë më e madhe edhe se skenari pesimist për projeksionet e popullsisë 2011-2031 lëshuar nga INSTAT.

Përgjithësisht numri vjetor i lindjeve në Shqipëri luhatet në 32-24 mijë bebe në vit. Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 30 mijë bebe, teksa gjatë 9 muajve të 2018 kanë lindur vetëm 18,120 bebe. Sipas skenarit pesimist të projeksioneve të popullsisë te INSTAT numri i bebeve të lindura me 2018 duhet te jetë pak më shume se 27 mijë foshnja. Që të përmbushet projeksioni i skenarit pesimist duhet të lindin së paku edhe 9 mijë foshnja në të gjithë vendin në tremujorin e mbetur.

Vlora ishte qarku me rënien më të lartë të lindjeve me rreth 36 për qind, e ndjekur nga Gjirokastra me mbi 35 %.  Rënia e lindshmërisë në Vlorë po ndikohet edhe nga Emigracioni i Lartë.