Siguroni fëmijët në makina! Policia Rrugore merr masa të ashpra me fillimin e shkollës

767
Sigal

Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor 2019 – 2020, Policia Rrugore e Tiranës ka hartuar një plan për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë rrugore pranë shkollave e institucioneve arsimore si dhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jomadhore, kryesisht për ata deri ne12 vjeç. Për ta, Kodi Rrugor parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit.

Duke parë neglizhencën e përdoruesve të mjeteve për pasagjerët deri në 12 vjeç si dhe faktin që ditët e para të shkollës, shumica e prindërve apo të afërmëve, i dërgojnë fëmijët në shkollë me mjetet e tyre, policët rrugorë të kryeqytetit apelojnë për kujdes të shtuar

Në asnjë rrethanë nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi.