Sigurimet shoqerore: Kontributi i emigranteve shqiptarë e barabartë kjo me dy vite të kontributeve të gjithë Greqisë

793
Sigal

Nga Shpetim Zinxhiria

Kontributet e tyre ka vite që po vidhen në Greqi, përball shteti shqiptar që në 10-të vitet e fundit nuk është ndjerë për padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve lidhur me njohjen e kontributeve te tyre.

Heshtja e shtetit shqiptar që nga Nëndori i vitit 2008 deri më sot është tregon qartë intersimin lidhur me këtë problem, ku ekspertet theksojnë se pas një dekade rreth 300 mijë shqiptarë do të humbasin pensionet e tyre të pjesëshme.

Greqia dhe Italia është i vetmi vend që nuk u njeh vitet e punuara të emigrantëve për marrje të pjesshëm pensioni, një padrejtësi e madhe, që një vend i BE-së, i grabit mundin dhe djersën e derdhur emigrantëve tanë, duke shkelur çdo ligj ndërkombëtarë. Shqipëria hesht! Por pyetja shtrohet se, ku shkojnë ensimat (ditët e punuara) të emigrantëve shqiptarë në Greqi, kush i përvetëson ato ? Por…

Konkretisht në Sigurimet Shoqërore EFKA janë të siguruar rreth 140 mijë shqiptarë që përbëjnë mbi 8% të ardhurave. Por pot a bejme një llogari të thjeshtë gjatë 25 viteve, të ardhurat e kontributeve te shqiptareve ne Greqi eshte e barabartë me dy vite e kontributint të mbarë punonjësve greke. Është kjo shumë marramëndëse që sa vjen dhe po rritet në një kohë që shkon për pensionet e vendasve dhe ne dem te shqiptareve të cilët padrejtësisht u vidhet nga shteti grek.

Kontributet e shqiptareve janë individuale dhe personale, janë lekë të depozituara në arkën e shtetit dhe ligjerisht u perkasin emigranteve shqiptare dhe askujt tjetër, asnjë nuk ka të drejtë të lozë me pensionet e shqiptareve ti marrë ato dhe të bëjë çtë dojë.

Faktikisht me shtetin fqinjë helen janë zhvilluar edhe dy takime të nivelit ministror, si dhe tre takime në nivel specialistesh, ku e fundit më 2008 ka qenë me Institucionin e Sigurimeve Shoqërore Shqiptare. Për mbrojtjen sociale të emigranteve shqiptare është organizuar në Tiranë Konferenca rajonale Ministrore, ku është shprehur gatishmëria për bashkëpunim e legjislacionit në fushën e sigurimeve shoqërore, por siç dihet deri më sot vetëm premtime ka pasur.
Premtime lidhur me zgjidhjen e këtij problemi jetik ka pasur edhe nga Partia Socialiste nga kreu i saj Edi Rama, gjatë shpalosjes të platformës së kësaj strukture në fushatën elektorale të 2013. Sot në qeverisje socialistët e ka lënë në harresë këtë edhe pse premtimi ishte për 100 ditët e para të qeverisë Rama…

Mesazhi është i qartë edhe sa dekada të tjera duhet të kalojnë për të ndërgjegjësuar shtetin shqiptar, për të kuptuar një herë e përgjithmonë se pensioni merret në vendin qe jeton dhe punon.

Edhe sa kohë duhet të kalojë qe qeveria shqiptarë të kuptojë që kontributi i emigrantëve të kudondodhur në sigurimet shoqërore shqiptare përbën një shkelje të ligjit, dhe një vjedhje haptazi që u bëhet këtij komuniteti?