SIGMA Interalbanian: Mbrojmë atë që ka vlerë për ju!

688
Sigal

Sigma Interalbanian VIG sh.a – Mbrojmë atë që ka vlerë për ju!

Sigma Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP” sh.a (ose “SIVIG”) u themelua në 1999, si  kompania e parë private në Shqipëri dhe regjistrua në Gjykatën e Tiranës me Vendimin Nr.20487 me datë 3 shkurt 1999. Aktiviteti i saj rregullohet nga nenet e Ligjit Nr. 9901 me datë 14 prill 2008 “Për shoqëritë tregtare”dhe Ligji Nr. 52 datë 22 maj 2014 “Për aktivitetet e sigurimit dhe risigurimit dhe ndërmjetësimin në sigurime dhe risigurime”, dhe aktet nënligjore të dala në funksion të tij. Enti rregullator për tregun e sigurimeve është Autoriteti Shqipëtar i Mbikqyrjes Financiare. Aktiviteti i saj kryesor është ofrimi i sigurimit për mjetet motorike, pronën, shëndetin dhe sigurime të tjera jo-jetë. Në 2004 gjithashtu ­filloi aktivitetin e saj në Kosovë nëpermjet degës se saj. Gjate vitit 2014, Sigma dhe “Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP” sh.a. u bashkuan duke perthithur aktivet dhe detyrimet e Interalbanian me dhe ne aktivitetit e SIGMA. Më 30 shtator 2014, emri i Shoqerise u ndryshua nga “Sigma VIENNA INSURANCE GROUP” sh.a në “Sigma Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP” sh.a.

Bordi i Drejtorëve

Klaidi Çitozi – Drejtor i Përgjithshëm

Enid Minarolli – Anëtar i Bordit Drejtues

Ervin Rali – Anëtar i Bordit Drejtues

 

VLERAT TONA: Diversiteti, Mardhënia me klientin, Përgjegjësia

PREMTIMI YNËNe bëjmë të mundur që klientët tanë të jetojnë një jetë më të sigurt dhe më të mirë sepse ne: Mbrojmë atë që ka vlerë për ju!

 

Kapacitetet teknike

Stafi i kompanisë, i cili ka një eksperiencë shumë të gjatë në sigurime, ofron asistencë teknike dhe shërbim klienti të shkëlqyer. Njohuritë e marra në trajnimet dhe edukimin e vazhdueshëm të punonjësve, i aplikojmë në punën tonë të përditshme, si në dizenjimin e produkteve të sigurimit, ashtu edhe në mënyrën e përqasjes së klientit apo trajtimit të dëmeve. Menaxherët e porotofoleve në bashkëpunim me departamentin e Burimeve njerëzore, dhe nën Kujdesin e veçantë të Bordit Drejtues, ofrojnë trajnime periodike për stafin e shitjes, të cilat kanë në thelb trajtimin e çështjeve kryesore për sigurimet, produktet e sigurimit, teknika të shitjes, proçedurat dhe rregulloret e brendshme të kompanisë si dhe diskutimi i problematikave të ndryshme që hasin gjatë punës së tyre.