Si të aplikoni për vizë studentore në Angli? Afatet, dokumentet, adresat dhe rregullat

1061
Sigal

Studimet në Angli/ Afatet e fundit për vizë studentore

Dokumentet, adresat, aplikimi dhe rregullat

Si mund të aplikohet për një vizë studenti?

Të gjithë ata kandidatë që duan të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të
paraqesin pranë zyrave të Ambasadës së Britanisë në Tiranë një sërë dokumentesh. Sipas të dhënave zyrtare, dokumentet që duhet të paraqisni duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të përkthyera në gjuhën angleze dhe të noterizuara. Po kështu edhe dokumentet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar për aplikantin duhet të jenë origjinale ose të noterizuara nga një noter në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm kështu, theksohet në informacionin zyrtar të Ambasadës së Britanisë, mund të arrihet që dokumentet të pranohen nga Zyra e Vizave pranë ambasadës me qëllim që aplikimi të jetë i vlefshëm dhe shtetasi/shtetasja të përfitojë vizën britanike. Gjithashtu lidhur me metodat për aplikimin e të gjithë individëve pranë Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësuesit e saj rikujtojnë edhe një herë respektimin rigoroz të afateve nga të gjithë aplikantët/aplikante t për vizë studimi në
Mbretërinë e Bashkuar. Lidhur me këtë ata sqarojnë se: Ju duhet të aplikoni në Zyrën e Vizave të paktën katër javë përpara fillimit të studimeve apo/ose kursit në Mbretërinë e Bashkuar, në rast të kundërt Zyra e Vizave nuk do të ketë mundësinë që të shqyrtojë dhe përpunojë aplikimin tuaj në kohë. Më poshtë do të gjeni të gjitha udhëzimet se çfarë ju nevojitet që të dorëzoni për të përfituar vizën e studimit për në Mbretërinë e Bashkuar:

Ja të gjitha dokumentet që nevojiten për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar:

1-Një formular i plotësuar (VAF 1). Dy fotografi, të cilat nuk duhet
të jenë më të vjetra se 6 muaj nga data e aplikimit
2-Pasaportë e vlefshme jo më pak se 6 muaj ose për gjithë
kohëzgjatjen e studimeve të propozuara në MB nëse do të studioni më
shumë se 6 muaj.
3-Certifikatë personale dhe familjare të aplikantit me vulën e Prefekturës dhe të Ministrisë së Jashtme.
4-Diploma dhe dëftesa e notave të shkollës
5-Vërtetim nga shkolla ku studioni nëse jeni student/nxënës në vazhdimësi
6-Letërpranimi nga një shkollë ose universitet me pagesë në MB. Letra
e pranimit nga shkolla duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
a)koston e tarifave të kursit dhe faturën e pagesës, hollësi mbi
akomodimin dhe kostot përkatëse, hollësi mbi kursin (numrin e orëve
të mësimit në javë, lëndët, etj)
b)datat e fillimit, kohëzgjatja e kursit dhe datat e përfundimit të
kursit apo studimit tuaj në MB
7-Dëshmi të gjendjes financiare që vërteton se keni fonde të
mjaftueshme për të përballuar shpenzimet gjatë periudhës së studimeve
në MB. Nëse shpenzimet do të mbulohen nga ju ose familja juaj, duhet
të paraqisni dokumentet e poshtëshënuara:
a)librezë personale ose të familjes të kursimeve ose deklarata
bankare
b)dëshmi të të ardhurave personale ose të anëtarëve të punësuar të
familjes suaj. Nëse dikush nga familja është i vetëpunësuar, duhet të
paraqisni dokumentacionin që vërteton biznesin e tij/saj
Nëse keni prona në emrin tuaj apo si trashëgimtarë, duhet të
paraqisni vërtetimet hipotekore mbi këto prona
8-Nëse ju sponsorizoheni nga një person apo institucion në MB, duhet
të paraqisni dëshmi të statusit ligjor të sponsorit, fotokopje të
pasaportës së tij/saj dhe dëshmi të gjendjes së tij financiare ose
vërtetim nga institucioni që sponsorizon studimet tuaja.
9-Nëse jeni student ose nxënës, duhet të keni leje për t’u shkëputur
nga shkolla që ndiqni aktualisht. Nëse jeni i punësuar, duhet të
paraqisni një letër nga punëdhënësi juaj që cilëson se ju jepet leje
për të ndjekur studimet.
10-Pagesa e tarifës së vizës bëhet në momentin e aplikimit.
11-Pagesa e tarifës së vizës bëhet vetëm në lekë shqiptarë.
12-Lista e tarifave të vizave është e publikuar në stendën e
Ambasadës.
13-Tarifa nuk rimbursohet pavarësisht nga rezultati i aplikimit.

 

Çfarë duhet të keni parasysh:

Kuptohet vetvetiu, që në sektorët ku komunikimi ka peshën kryesore dhe është i nevojshëm zotërimi i mirë, në mos i shkëlqyer i anglishtes, si të shkruar ashtu dhe të folur. Para së gjithash duhet me qenë i aftë të kontaktosh një ndërmarrje ose agjenci punësimi dhe të përballosh në anglisht bisedën paraprake për përzgjedhjen. Për këtë duhet të përgatitesh me shumë kujdes. Në Londër ka shumë kolegje që organizojnë kurse falas për gjuhën: ju sugjeroj që të informoheni ( hotcourses.com dhe floodlight.co.uk kanë një udhëzues dhe një adresë web) dhe të gjeni atë që ju pershtatet më mirë kërkesave tuaja. Nëse dëshironi të transferoheni, shkoni disa herë për të parë me sytë tuaj realitetin dhe kërkoni dikë, mundësisht miq ose miq të miqve, që mund t’u ndihmojnë ose tu japin drejtim.

Para se të niseni të studioni merrni informacion në sitet më të mirë për të kërkuar sqarime:

www.reed.co.uk

www.totaljobs.com

 www.monster.co.uk

www. jobsearch.co.uk

http://jobs.guardian.co.uk

www.jobsite.co.uk

 www. justlondonjobs.co.uk

www.toplanguagesjobs.co.uk

www. officerecruit.com

Lista e universiteteve:
-Për kursin që do zgjidhni p.sh (“Computer Science”) do të ju paraqitet lista e të gjithë universiteteve që kanë kursin që kërkoni. Duke klikuar në lidhjet në listë do të jeni në gjendje të shikoni kriteret që vendos universiteti për të hyrë në atë kurs. Kriteret jepen nën titullin “”. Nëse nuk kuptoni se Qualification requirements çfarë përcaktojnë ato kritere mos ngurroni të kontaktoni universitetin. Lexoni më poshtë adresën dhe numrin e telefonit të universitetit.