Si mund të mashtrosh një popull!

548
Sigal

Kujtim Drishti

 

Një grek i antikitetit doli përpara turmës dhe tha:

– Ju e dini se në jetë ka gënjeshtra dhe të vërteta?
– Pooo! – u përgjigj turma me një zë.
– Dhe unë e di se ju jeni për të vërtetën!
– Poooo !!! u përgjigj turma përsëri me një zë
– Atëherë, vazhdoi ai arsyetimin përpara saj, për të Vërtetën ju do thoni ” PO” dhe për të gënjeshtrën do thoni ” JO”
– Ashtu është!- tha turma
– Atëherë, filloi oratori, unë do t’ju bëj një pyetje. Dhe ju do të më përgjigjeni VETËM me ” PO” ose ” JO”, sepse ajo që dua të di unë është e vërteta juaj.
– Mirë, tha turma me një zë.
– Pyetja ime është: “A keni pushuar së rrahuri babain tuaj?”

Në qoftë se njerëzit do thoshin PO, atëherë ato do linin të kuptonin se e kanë rrahur më parë babanë.

Në qoftë se njerëzit do thoshin JO, atëherë kjo donte të thoshte se ata vazhdonin të rrihnin babain.

Paradigma e oratorit pra ishte “Ju keni rrahur babain” gjë që nuk ishte e vërtetë për shumicën e njerëzve brenda turmës, e cila u nda në dy pjesë, në ata që thanë PO dhe në ata që thanë JO.

Në këtë shembull të shkëlqyer mbështeten sot dhe sondazhet e opinionit publik.

Ai që bën pyetjen kondicionon më parë publikun pastaj bën pyetjen.

Në konditat e sotme partia politike (më falni – Media-) zgjedh njerëzit e saj, i vendos në një tepsi dhe ua vë përpara shqiptarëve e u thotë:

“Ju jeni të lirë. Ne jemi në demokraci. Në diktaturë kishte vetëm një kandidat. Kurse sot ju keni një tepsi me kandidatë. Atëherë zgjidhni dhe votoni!”

Populli në vend që të hedhë tepsinë në erë e të thotë “kandidatin do ta zgjedh vetë” , bie brenda në tepsi e fillon të zgjedhë.

Cila dorë mban tepsinë?
Kjo është çështja!

Pra, teza se populli mashtrohet me thjeshtësinë dhe lehtësinë më të madhe, vërtetohet me po aq thjeshtësi dhe lehtësi.

Me këtë konditë Demokracia vërteton tezën e Platonit, se ajo shkon drejt kaosit, i cili kërkon Diktaturë.

Popull bëhu sovran! Kjo është paradigma e Demokracisë.
Popull ha bar! Kjo është paradigma e Diktaturës.

 

 

  1. Skandal në shkolla, ekselenca blihet, kushton 250 mijë lekë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar skandalin më të fundit në shkollat në vend. Sipas dokumenteve të publikuara në profilin e tij zyrtar, duket e qartë “ftesa” që drejtoritë e shkollave ju bëjnë prindërve për të derdhur 250 mijë lekë në llogarinë e caktuar bankare që fëmija i tyre të quhet “nxënës ekselent”. Në shkollat në vend, nxënësit nuk stimulohen që të mësojnë dhe të arrijnë rezultate të larta, por drejtuesit e shkollave e kanë bërë pazar edhe këtë term.

Komenti i plotë i ish-deputetit demokrat Luçiano Boçi:

 

E TURPSHME!

…kjo që ndodh me nxënësit ekselentë në Arsimin Parauniversitar.

Drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të tyre të derdhin në llogarinë e caktuar bankare të BKT 40 11 44 035, 25 mijë lekë. Vetëm kështu mund të quhesh ekselent tani. Dokumentet e mëposhtëm flasin qartë. Në vend që ata të stimulohen e të shpërblehen, siç dhe duhet, sot atyre u merren para. Të jesh ekselent në Shqipëri duhet të paguash. Duhet të paguash, se ke merita, se mëson, se je shembull. Para 2013-s, çdo ekselent merrte një shpërblim simbolik vlerësues nga Qeveria prej 50 mijë lekësh. Sot për të dalë i tillë në Librin e Artë nuk merr. Jep 25 mijë. Po nuk e dorëzove shumën nuk figuron i tillë! Nuk shpallesh! Pra, shkurt i bie që në Shqipëri nuk blihen vetëm vota, vetëm favore. Sot dhe Ekselenca blihet me para.

P.s

Mos harroni gjyqin!!!

Sa të keni Qorrat e Servilët politikë në Drejtësinë e kapur, që të bardhën e bëjnë të zezë e anasjelltas, o burra sulm!

 

 

2.      Shqiptarë e turq japin mijëra euro për një ‘nuse’ çeke

Është një biznes i ri fitimprurës. Martesat me qëllim të grave çeke me burra që autoritetet duan t’i dëbojnë nga Gjermania. Policia gjermane po heton tani një mashtrim në shkallë të gjerë, ku çeket kanë kryer vizita në Kosovë apo në Turqi. Jana, 28- vjeçare nga Bohemia Jugore udhëtoi vitin e kaluar në Frankfurt, Gjermani, për t’u martuar me një njeri që kurrë nuk e kishte parë më parë. Por ajo nuk u shqetësua shumë. Ajo u martua për të fituar para. Ashtu si çdo vit dhjetëra vajza të tjera. Ato shpikën një mënyrë të shpejtë për të fituar thjesht para. Të martohesh jashtë vendit me një të huaj që dëshiron të marrë një leje qëndrimi të përhershme në vend, kur autoritetet e refuzojnë dhe duan ta dëbojnë atë.

“Sigurisht, ata janë njerëz që kanë një dëbim zyrtar, por ata e legalizojnë  qëndrimin e tyre me martesë”, thotë Jana, nën kushtet e anonimatit. Ajo mori ofertën për të udhëtuar me qëllim që të martohej nëpërmjet një ndërmjetësi çek. Një rekrutues, i cili kërkon vajza. “Kam një shumë pesë-shifrore në euro,” thotë ai. Nuk dëshiron të specifikojë këtë. Deri tani, ky biznes ka punuar ndryshe – vajzat u martuan me të huajt që donin të qëndronin në Republikën Çeke. Por biznesi me dasma është ngurtësuar dhe sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të viteve të fundit në vit zbulon se në Republikën Çeke ndodhin 70 deri në 150 martesa me qëllim dhe refuzohen kërkesat e familjeve të këtyre të huajve për të ardhur në vend. Në raportin e fundit vjetor, të botuar në dhjetor, Qendra Kombëtare për Krimin e Organizuar (NCOZ) paralajmëroi se një trend i ri është që të kryhen martesa fiktive për të qëndruar në vendet e tjera të BE-së.