Shqiptarët që janë pa dokumenta në Angli do legalizohen

3737
Sigal

Kryeministri i sapozgjedhur i Anglisë konfirmoi në parlamentin e britanik planin për dhënien e lejes së qëndrimit, 500 mijë emigrantëve  të jashtëligjshëm që jetojnë prej të paktën 5 vjetësh në Mbretërinë e Bashkuar. Ja kushtet për tu bërë shtetas anglez

Kryeministri i sapo zgjedhur anglez konfirmon në parlamentin britanik deklaratën për dhënien e amnistisë për 500 mijë emigrantë të paligjshëm

Shqiptarët e jashtëligjshëm që jetojnë prej 5 vjetësh në Angli do të marrin leje qëndrimi

 

Fjalimi i parë në parlament si Kryeministër i Anglisë për të sapozgjedhurin Boris Johnson, ka sjellë një lajm shumë të mirë për mijëra emigrantë shqiptarë të jashtëligjshëm që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Boris Johnson konfirmoi atë që pati paralajmëruar disa javë më parë, përpara se të zgjidhej në krye të qeverisë britanike, se do t’i jepte nënshtetësinë angleze të gjithë atyre emigrantëve të paligjshëm që jetojnë prej të paktën 5 vitesh në ishullin britanik. Aktualisht vlerësohen të jenë rreth 500 mijë emigrantë të jashtëligjshëm në Angli, mes tyre shumë shqiptarë, të cilët prej vitesh e kanë pasur si destinacion kryesor emigrimi këtë shtet dhe kanë përdorur mënyra të ndryshme për të hyrë ilegalisht në ishull. Nga parlamenti britanik, teksa fliste përpara deputetëve, kryeministri Johnson grisi planin e emigracionit të paraardhëses së tij Theresa May për emigracionin, duke theksuar vështirësitë e dëbimit masiv të emigrantëve, të cilët ”jetojnë dhe punojnë prej vitesh pa qenë të përfshirë në aktivitete kriminale”. Sipas tij, kushdo që ka jetuar në kryeqytet për më shumë se pesë vjet dhe që dëshmon “angazhimin e tij ndaj shoqërisë britanike”, i duhet dhënë e drejta e qëndrimit, me qëllim që të paguajnë taksat. Johnson faktikisht që kur ka qenë Kryetar i Bashkisë së Londrës ka qenë një përkrahës i madh i idesë së amnistisë për emigrantët ilegal, ndërkohë që kur ka punuar në qeverinë e paraardhëses së tij Theresa May, ideja e tij për amnisti “nuk gjeti mbështetje të madhe”. Referuar deklaratës së bërë prej tij disa javë më parë në një media britanike, një ndër kushtet që duhet të plotësojnë emigrantët për të marrë leje qëndrimi është dhe njohja shumë e mirë e gjuhës angleze.

Sipas planit të Kryeministrit Boris Johnson, çdo emigrant i paligjshëm që jeton prej të paktën 5 vjetësh në Angli, do të përfitojë leje qëndrimi. Nga ky vendim pritet të përfitojnë rreth 500 mijë emigrantë, mes tyre mijëra shtetas shqiptarë