Shqiptarët marrin kontrollin e tregut të kokainës në Londër

607
Sigal

Tregu i kokainës në Londër, shqiptarët marrin kontrollin

Policia në Gloucester, një qytet në Angli, zbuloi këtë javë se dy trafikantët shqiptarë kanë furnizuar një rrjet trafikantësh anglezë me 10 kilogramë kokainë brenda 6 muajve. Kjo është një tjetër dëshmi që Londra është kthyer në qendrën kryesore për trafikantët shqiptarë. Ata vendosen në Londër dhe nga aty shpërndajnë drogën, kryesisht kokainë, në vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar. Më 23 maj 2018, Ministri britanik për Sigurinë Ben Wallance, në një intervistë për BBC, tha se “Vetëm në Londër nga janari deri më tani, maj, janë vrarë 67 persona si pasojë e luftës së bandave dhe mendohet që ky numër do të arrijë në 100 persona deri në vjeshtë”. Ndërsa në vitin 2017, në Britaninë e Madhe janë arrestuar të paktën 2,676 shqiptarë për krime të lidhura me drogën. Gjysma e arrestimeve janë bërë në Londër, ku është edhe përhapja më e madhe e shqiptarëve të përfshirë në krime. Ndërkohë, trafikimi i drogave nga bandat shqiptare janë një shqetësim i vazhdueshëm për ligjvënësit britanikë, të cilët në disa raste janë shprehur për median britanike se trafikimi i drogës dhe lufta ndërmjet bandave kryesisht shqiptare ose serbe, ka rritur pasigurinë në Londër. Kështu: Më 6 prill 2018, Deputeti britanik David Lammy, në një intervistë për BBC News, në lidhje me rritjen e numrit të grupeve kriminale të drogës në Londër u shpreh se “Unë e di nga burime të policisë se bëhet fjalë për grupe kriminale të mëdha – me prejardhje nga Evropa Lindore, shqiptarë – ato janë trafikantë, ato trafikojnë drogë dhe armë.” Më 5 shkurt 2018, media britanike Independent raportoi se “Megjithëse organizatat kriminale shqiptare përbëjnë vetëm 0,8 për qind të numrit të organizatave krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, ato konsiderohen nga Agjensia Kombëtare e AntiKrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] si më të dhunshmit dhe me lidhje më të forta në tregun ndërkombëtar të kokainës se sa kriminelët britanikë”.