“Shqipërinë si gjithë Europa”, thirrjet e studentëve të Juridikut

778
Sigal

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ky është mesazhi i fortë që studentët e Juridikut kanë lëshuar sot, teksa i janë bashkuar protestës me thirrjet e Dhjetorit të viteve 90.

Ata do të stacionohen si fillim tek Ministria e Arsimit, ndërsa nuk ndihet nëse ata do të shkojnë drejt Kryeministrisë.

Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë:

1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet ne bord.