Shqipëria, rekordmene e Evropës për papunësinë e të rinjve

503
Sigal

Papunësa është një plagët më të mëdha sociale në vendin tonë, veçanërisht kjo vihet re tek të rinjtë, të cilët në mungesë të një perspektive apo shprese kanë zgjedhur të emigrojnë jashtë Shqipërisë në kërkim të mundësive të punësimit. Situata alarmante e të rinjve të papunë në vendin tonë është theksuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, e cila në një publikim të fundit e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë në Evropë për papunësinë e të rinjve deri në moshën 24 vjeçare. Sipas ILO, Në të gjithë Evropën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim, me 32.8% të totalit, duke ia kaluar edhe Moldavisë, vendit më të varfër të Evropës. Në Kosovë norma e papunësisë përllogaritet rreth 30.1%.