Shqipëria, dështim në respektimin e të drejtave të fëmijëve. Studimi: 100% e të miturve duan të largohen nga vendi

142

89% e të miturve të intervistuar deklarojnë se Qeveria nuk ka bërë asgjë për respektimin e të drejtave të tyre. Ja shifrat alarmante të dhunimit të të drejtave të fëmijëve

Studim i “Save the Children”: 100% e fëmijëve duan të largohen nga vendi

Shqipëria, dështim spektakolar në respektimin e të drejtave të Fëmijëve

Në vitin e 30-të të miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës nga OKB-ja, të dhënat, faktet dhe raportet ndër vite, si nga fëmijët, nga organizatat joqeveritare dhe ato të OKB-së, tregojnë se Shqipëria ka dështuar në mënyrë spektakolare për të mbrojtur të drejtat e çdo fëmije, raporton “Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri”. Vetëm përpara disa ditësh, Raporti “Fëmijët Mbrojnë Fëmijët”, i përgatitur nga fëmijët dhe të rinjtë me mbështetjen e CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Save the Children, tregoi se 86% e fëmijëve në Shqipëri thonë se të drejtat e tyre nuk respektohen! Rreth 89 % e fëmijëve të intervistuar deklarojnë se Qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm apo aspak për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, ndërsa 56 % e fëmijëve dhe e të rinjve mendojnë se institucionet përgjegjëse nuk kanë punuar për mbrojtjen e tyre. Një studim i kryer nga Save the Children gjatë vitit të kaluar tregoi se 100% e fëmijëve pjesë e studimit nuk shikojnë perspektivën e zhvillimit të tyre në Shqipëri dhe duan të largohen! Ndërsa 79 % e të rinjve në Shqipëri (sipas Gallup), dëshirojnë të largohen nga vendi, për shkak të varfërisë, papunësisë, përjashtimit social dhe korrupsionit! Raporti më i fundit i CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Save the Children solli problematikën e “Mungesës së shpresës dhe perspektivës” si një nga çështjet kryesore që shqetësonin fëmijët në Shqipëri për sa i përket të ardhmes. 16% e fëmijëve të intervistuar, janë shfaqur të pashpresë për të ardhmen e tyre. Nga një vëzhgim i bërë nga “Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri” mbi situatën e fëmijëve në Shqipëri rezulton se:

Shfrytëzimi dhe trafikimi

  • Mbi 5000 fëmijë nga Shqipëria janë viktima të trafikimit ndërkombëtar (raportet e disa qeverive në Bashkimin Evropian dhe të organizatave joqeveritare ndërkombëtare)
  • Çdo 3 ditë humbet 1 fëmijë në Shqipëri (të dhënat e Policisë së Shtetit përgjatë viteve 2015- 2017. Në 3 vite 365 fëmijë kanë humbur, prej të cilëve 258 vajza dhe 107 djem. Ndërkohë që 353 prej tyre janë rikthyer pranë familjeve, pjesa tjetër vijojnë ende të jenë të pagjetur)
  • Mbi 50,000 fëmijë punojnë në punë të lehta e të rënda për të siguruar mbijetesën e familjeve të tyre (bazuar në të dhënat e ILO-IPEC)
  • Mbi 2500 fëmijë në Shqipëri lypin dhe jetojnë rrugëve (Studim kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge në Shqipëri nga UNICEF dhe ARSIS)

Dhuna

  • 77% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës në familje
  • 41 % e fëmijëve të moshës 0-17 vjeç, kanë qenë të ekspozuar ndaj dhunës në familje gjatë 12 muajve të fundit
  • 12% e fëmijëve në Shqipëri janë viktima të ngacmimeve dhe abuzimit seksual (Studimi Ballkanik për Dhunën Ndaj Fëmijëve-BECAN);
  • Mbi 60% e fëmijëve raportojnë internet të pasigurt (Qendra për Internet të Sigurt në Shqipëri dhe Platforma www.ISIGURT.al )
  • 44% e fëmijëve kanë qasje në pornografi me të rritur çdo ditë në internet

41% e fëmijëve, janë viktima të një forme të dhunës në shkolla (Raportin e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës 2018)

Varfëria

  • 100,000 fëmijë në të gjithë Shqipërinë janë të rrezikuar çdo ditë nga uria dhe varfëria
  • 20% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në varfëri absolute;
  • Varfëria renditet si faktori i dytë më i rëndësishëm në mos-respektimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Rreth 18 % e 100 % të fëmijëve dhe të rinjve që iu përgjigjën pyetësorit besojnë se varfëria është një faktor i rëndësishëm që ndikon në mbijetesën, mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve (Raporti “Fëmijët për të Drejtat e Fëmijëve”)

Arsimi

  • Mbi 15.000 fëmijë në Shqipëri, janë jashtë arsimin publik të detyrueshëm;
  • 22% e fëmijëve romë të moshës 10-18 vjeç nuk kanë qenë kurrë në shkollë
  • 43% e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri nuk ndjekin arsimin parauniversitar publik (sipas studimit të UNIÇEF)
  • Vetëm 35% e shkollave janë të aksesueshme nga fëmijë me aftësi të kufizuar (të dhënat e ADRIF)
  • 23 % e anketimeve të fëmijëve shprehen se dhuna dhe bulizmi në shkollë është një ndër shkeljet kryesore të të drejtave të fëmijëve (Raporti Kombëtar “Fëmijët për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA/ECPAT dhe Save the Children)

Shëndetësia

  • Shqipëria është vendi i parë me vdekshmërinë foshnjore deri në 5 vjeç më të lartë në Ballkan
  • 2 % e fëmijëve me aftësi të kufizuar kanë akses në shërbime të specializuara (Raporti “End of Childhood Report 2018” nga Save The Children)
  • 2% e fëmijëve të moshës 0-5 vjeç janë poshtë standardeve të rritjes sipas OBSH (Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë)
  • 000 familje në Shqipëri që trajtohen me ndihmë ekonomike janë të detyruar t’i blejnë ilaçet fillimisht për fëmijët e tyre dhe pastaj më pas të rimbursohen.

Shifrat alarmante të dhunimit të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri

– 100,000 fëmijë në të gjithë Shqipërinë janë të rrezikuar çdo ditë nga uria dhe varfëria

– 20% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në varfëri absolute

– Çdo 3 ditë humbet 1 fëmijë në Shqipëri

– 12% e fëmijëve në Shqipëri janë viktima të ngacmimeve dhe abuzimit seksual

– Mbi 15.000 fëmijë në Shqipëri, nuk shkojnë në shkollë

– Shqipëria është vendi i parë me vdekshmërinë foshnjore deri në 5 vjeç më të lartë në Ballkan

– 77% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës në familje